Alban Përmeti

Momentalisht mbaj pozicionin e Këshilltarit të Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, që nga muaji Shtator i vitit 2023, ndërsa, më parë, kam kryer një sërë detyrash në fushën e Diplomacisë, Programeve akademike, administratë shtetërore si dhe kam kryer një sërë detyrash të tjera në fusha të ndryshme administrative. Kam një karrierë të konsliduar në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, ku për 5 vjet kam qenë pjesë e Akademisë Diplomatike Shqiptare si dhe 2 vjet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjithashtu jam diplomuar si Doktor Shkencash për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Fakultetit Histori-Filologji. Gjatë karrierës time kam botuar një sërë punimesh shkencore, kam qenë pjesëmarrës në disa konferenca shkencore si dhe kam kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit, ku spikasin ato në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.

Nga Alban Përmeti

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.