Pyetje të shpeshta
- Të përgjithshme
- Shitësi i librit
- Blerësi i librit
- Llogaria dhe profili
- Libra, autorë dhe shtëpi botuese
Të përgjithshme
A është me pagesë regjistrimi në platformë dhe a ka kosto mirëmbajtjeje?
Regjistrimi në platformë është falas dhe nuk ka asnjë kosto mirëmbajtjeje.
A mund ta përdor llogarinë time për blerje dhe për shitje njëkohësisht?
Po, nëpërmjet llogarisë suaj, keni mundësinë të eksploroni koleksionin tonë të librave, të kryeni blerje, të postoni librat tuaj për shitje me lehtësi dhe në mënyrë të sigurt.
A mund të blej/shes një libër nëse jam duke e përdorur platformën nga celulari ose tableti?
Po. Ju mund ta përdorni Librotekën nga celulari/tableti juaj në të njëjtën mënyrë siç e përdorni atë nga kompjuteri juaj dhe lehtësisht mund të realizoni shitjen apo blerjen e dëshiruar. Mund të navigoni nëpër koleksionin tonë, të bëni kërkime, të shfletoni detajet e librave, të bëni blerjen tuaj dhe të realizoni transaksione me një klikim të thjeshtë nga celulari ose tableti juaj.
Çfarë është një eBook?
Një eBook është një libër dixhital që mund të lexohet në pajisje elektronike si laptop, tabletë, smartphone ose në një lexues të posaçëm. Ai mund të jenë në format të ndryshëm si ePub, PDF, Mobi, etj. dhe mund të shkarkohet dhe lexohet nga interneti ose të blihet online nga dyqani i librit në internet.
Çfarë është ePUB?
ePUB është një format elektronik i zhvilluar krejtësisht për leximin e librave apo teksteve dixhitale. ePUB është formati më i përshtatshëm dhe më komod për leximin e librave në pajisje dixhitale si eReader, tableta apo smartphone, pasi ju lejon të ndryshoni madhësinë dhe gjerësinë e tekstit, ndryshe nga formatet e tjera.
Shitësi i librit
Jam një autor, si mund të publikoj dhe të shes librin tim në faqen tuaj?
Si fillim ju duhet të krijoni një llogari në platformën tonë: Krijo llogari. Logohuni në llogarinë tuaj të re dhe klikoni butonin “Llogaria ime”.
Në menunë që hapet, sigurohuni që butoni në qendër të jetë blu dhe i ndezur
për Shitës si në imazhin më poshtë:
Në këtë menu, klikoni “Librat që shes” dhe në faqen e re që hapet, klikoni
“Shto libër”.Plotësoni të dhënat e librit tuaj si titulli, kategoria, data
e botimit. Nëse ky është libri i parë dixhital që do shtoni, atëherë me
shumë gjasa do duhet të shtoni autor të ri apo shtëpi botuese të re. Për
të shkruar në fushën përkatëse, përdorni butonin e qarkuar më poshtë që të
zbrazet fusha e kërkimit dhe shkruani manulisht emrin e autorit apo shtëpisë
botuese. Nëse libri juaj është shkruar nga më shumë se një autor, përdorni
shenjën e + për të shtuar në të njëjtën mënyrë autorët e tjerë.
Në vijim ju duhet të ngarkoni librin tuaj në një nga formatet si pdf apo
ePub, nëse e keni gati në një nga këto formate. Ndiqni hapat e shpjeguar
në imazhin më poshtë për të ngarkuar librin nëse e keni në pdf. Në të
njëjtën mënyrë do veproni nëse librin e keni në formatin ePub:
Nëse keni nevojë që ne të kthejmë librin tuaj në format pdf ose ePub,
atëherë zgjidhni opsionin e dytë: “Dua ta konvertoni ju në formatin PDF”.
Vetëm nëse dëshironi, ju mund të zgjidhni që libri juaj të lexohet brenda
faqes. Nëse zgjidhni këtë opsion i cili ka një pagesë extra, libri tuaj
do jetë në format dixhital brenda faqes së Librotekës.Në fund mund të shtoni
imazhe të librit, rekomandojmë një foto të kopertinës dhe pjesës së pasme
të librit, nëse ka, si dhe çmimin e vendosur nga ju. Dërgojeni për miratim
librin tuaj dixhital dhe pas miratimit nga stafi ynë, libri juaj do të jetë
i publikuar në faqe dhe gati për shitje.
Çfarë kushtesh teknike duhet të përmbushë libri im që të aprovohet në faqe?
Ju duhet të siguroni që libri të ketë formatin e duhur elektronik dhe të mos jetë i skanuar. Libri gjithashtu rekomandohet të shoqërohet nga një kopertinë dixhitale dhe një përmbledhje rreth tij. Edhe nëse libri juaj nuk i përmbush të gjitha kushtet e përmendura, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë që libri juaj të jetë në përputhje me kriteret e faqes sonë. Ju lutem, na kontaktoni dhe ne do të japim asistencën tonë për t'ju ndihmuar në procesin e aprovimit të librit tuaj në platformën tonë.
Çfarë madhësie duhet të ketë formati pdf i librit që dua të ngarkoj në faqe?
Madhësia maksimale e lejuar e librit në format pdf është 100MB. Nëse libri juaj është mbi 100MB, mund të na kontaktoni për të bërë të mundur publikimin e tij tek Libroteka.
Sa kohë qëndron libri në pritje për aprovim?
Libri do të publikohet në platformë brenda 48 orëve nga koha e ngarkimit.
Në cilat raste mund të më refuzohet libri që dua të publikoj në platformë?
Libri juaj mund të refuzohet në rast se nuk kalon me sukses kontrollin e cilësisë (nëse ka format elektronik të gabuar, gabime drejtshkrimore ose teksti është i papërfunduar) ka pasaktësi në dhënien e informacionit nga shitësi, apo thyen kushtet e përdorimit. Nëse libri juaj rrezikon të refuzohet, ne do ju njoftojmë duke ju parashtruar arsyet përkatëse.
Mund të nxjerr në shitje libra shkollorë?
Patjetër që po. Kufizimet e vetme të librave janë që promovojnë racizëm, pornografi, përmbajtje të paligjshme, etj. Informacione më të detajuara rreth kësaj teme i gjeni tek Kushtet e Përdorimit.
A do të njoftohem kur të më aprovohet/shitet libri?
Po. Ju do të njoftoheni menjëherë kur libri juaj të jetë publikuar në faqe, gjithashtu edhe për çdo kopje të shitur. Ju mund të merrni njoftime të tilla edhe përmes email-it, duke manaxhuar mënyrat e njoftimit tek “Llogaria ime” → “Profili” → “Manaxho njoftimet”.
Pasi libri ngarkohet në platformë, a keni ju të drejtë të bëni ndryshime mbi të?
Jo, ne nuk bëjmë asnjë ndryshim në libër. Nëse libri ka diçka për të cilën nuk miratohet shitja e tij, ne ju informojmë duke ju shpjeguar arsyet përkatëse.
A ka nevojë për manaxhim të vazhdueshëm pas publikimit të librit?
Jo. Mjafton vetëm publikimi fillestar i librit. Në vazhdim ju mund të ndiqni njoftimet që vijnë në llogarinë tuaj apo të vendosni oferta sipas dëshirës pa patur nevojë për asnjë manaxhim shtesë.
A ka kosto publikimi i librit në platformën tuaj?
Nëse libri është në formatin e duhur dixhital atëherë nuk ka asnjë kosto. Në të kundërt e vetmja kosto, është ajo e kthimit të librit nga formati letër në një nga formatet dixhitale nëse kërkohet nga ju.
A mbani përqindje për shitjen e librit?
Po. Ne mbajmë vetëm 30% të fitimit për shitjen e një libri. Falë kësaj platforme, ju do të shmangni çdo kosto tjetër që mund të kishit nëse do të prodhonit librin tuaj në shtypshkronjë, apo ta shisnit atë fizikisht. Për më tepër, Libroteka ju ofron publikim duke ju dhënë mundësinë të shijoni fitimet tuaja me kosto minimale.
Sa kohë qëndron libri në platformë?
Libri qëndron në platformë deri në momentin që ju vendosni ta hiqni atë. Kohëzgjatjen e vendosni ju.
Çfarë është ISBN dhe a më duhet për librin elektronik?
ISBN është një kod dhjetë-shifror i librit elektronik, me qëllim identifikimin dhe mbrojtjen e tij nga shkeljet e privatësisë. Rregullat e ISBN-së parashohin që edhe variantet e ndryshme të të njëjtit libër (pdf ose ePUB) mund të pajisen me ISBN të ndryshme. Për t’u pajisur me ISBN duhet të bëni kërkesë pranë Agjencisë Kombëtare të ISBN-së. Numri i ISBN-së për librin tuaj elektronik është i këshillueshëm por jo i domosdoshëm ose i detyrueshëm për ngarkimin e librit tuaj në platformën tonë.
Unë e kam librin vetëm në format letër, a mund ta bëni ju kthimin në format elektronik?
Po, ne mund të kthejmë librin tuaj në formatin elektronik. Për t'u siguruar që kthimi i librit tuaj në format elektronik të jetë sa më i mirë, rekomandojmë formatin ePub, i cili është i përshtatshëm për shumicën e pajisjeve elektronike dhe ofron përvojën më të përshtatshme të leximit online. Kthimi i librit nga formati letër në formatin ePub ose të tjera formate dixhitale bëhet në këmbim të një pagese të caktuar.
A mund të kërkoj që të kryeni ju të gjithë procedurën e publikimit të librit për shitje?
Po, nëse ju dëshironi, ne mund të marrim përsipër të gjithë procesin e publikimit të librit tuaj në platformë. Ne mund të bëjmë kthimin e librit në një format të përshtatshëm elektronik, realizimin e një kopertine nëse nuk ka një të tillë, menaxhimin e mëtejshëm të librit, shtimin e ofertave nëse ju kërkoni apo ndihmë në procese specifike që ju na kërkoni.
A mund të lidhim një kontratë paraprakisht?
Po, nëse termat dhe kushtet të vendosura në platformë nuk janë të mjaftueshme për ju, mund të lidhim një kontratë me shkrim. Për të diskutuar më shumë rreth saj, mund të na kontaktoni në një nga format tona të kontaktit të vendosura në faqe.
Si mund t’ju njoftoj për shkeljen e të drejtës së autorit?
Mbrojtja e të drejtave të autorit është shumë e rëndësishme për ne dhe nëse keni dyshime se të drejtat tuaja janë shkelur ose zbuloni raste të shkeljeve të të drejtave të autorit nga palë të treta, ju inkurajojmë që të na njoftoni menjëherë. Ju mund të bëni këtë përmes telefonit, email-it ose përmes formës së kontaktit që është në dispozicion në faqen tonë. Nëpërmjet kësaj njoftimi, ne do të merremi me rastin dhe do të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për të zgjidhur çështjen.
Si të vendos një libër në ofertë?
Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Librat që shes”. Më pas në të djathtë të librit, klikoni tre pikat dhe më pas “Ndrysho”. Në faqen e re që hapet, në fund është seksioni “Çmimi me ofertë”. Aty vendosni çmimin me ofertë, datën e fillimit dhe atë të mbarimit. Në fund klikoni “Ruaj” dhe libri juaj do të jetë në ofertë për kohën dhe çmimin e përcaktuar.
Si të heq një libër nga oferta?
Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Librat që shes”. Më pas në të djathtë të librit, klikoni tre pikat dhe më pas “Ndrysho”. Në faqen e re që hapet, në fund është seksioni “Çmimi me ofertë”. Aty mund të fshini ofertën tuaj duke klikuar në butonin “Fshi ofertën”. Nga ky moment libri juaj do jetë në çmimin e tij fillestar.
Si të shikoj fitimet e mia?
Pasi të hyni në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” → “Financat” → “Fitimet e mia”. Në këtë seksion, do të shihni një përmbledhje të fitimeve tuaja të gjithë librat që keni shitur në platformë, si dhe të dhënat relevante për secilin libër, si numri i shitjeve dhe balanca e mbetur.
Si të tërheq fitimet e mia?
Pasi të hyni në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Fitimet e mia”. Nëse ju nuk keni shtuar ende një llogari bankare, klikoni “Shto llogari bankare”, më pas plotësoni të dhënat e llogarisë suaj bankare në dritaren e re. Pasi llogaria është shtuar, klikoni “Tërhiq fitimet”. Në këtë faqe ju mund të përcaktoni fitimet që doni të tërhiqni. Kërkesa juaj do miratohet nga stafi ynë dhe ju do njoftoheni pasi pagesa të jetë kryer me sukses.
Si mund të promovoj librin tim në platformën tuaj?
Ne ju ftojmë të lexoni disa nga sugjerimet tona në vijim si ju mund të promovoni librin tuaj dixhital:
Vlerësimet dhe komentet: Inkurajoni lexuesit tuaj besnikë të bëhen pjesë
e platformës tonë duke zgjedhur librin tuaj dhe të lënë vlerësime dhe
përshtypjet e tyre për të. Kjo do të ndihmojë librin tuaj të renditet
sa më mirë kur blerësit duan të zgjedhin një libër me shumë përshypje pozitive.
Shpërndarja në rrjetet sociale: Përdorni rrjetet sociale për të promovuar
librin tuaj. Postoni fragmente të librit, vlerësime të lexuesve të kënaqur
dhe ndani lajmin që libri juaj është pjesë e Librotekës me audiencën tuaj.
Blogje dhe intervista: Nëse keni një blog ose mundësi për të dhënë intervista,
përdorni këto kanale për të folur për librin tuaj dhe tregojuni dëgjuesve dhe
lexusve tuaj se sa e thjeshtë është sot të aksesosh një libër online si i juaji.
Shpërndani ide dhe informacione interesante për lexuesit, duke i nxitur ata
të dëshirojnë ta blejnë librin tuaj.
Si mund t’ju kontaktoj përmes faqes?
Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet numrit të telefonit, email-it apo formës së kontaktit, të vendosura në fund të faqes.
Blerësi i librit
Në çfarë pajisjesh lexohet libri dhe a kam nevojë për ndonjë program të posaçëm?
Libri mund të lexohet nëpërmjet çdo lloj ekrani, në kompjuter, tabletë, eReader apo smartphone pa patur nevojë për asnjë program shtesë, përveç lidhjes së pajisjes me internet, në mënyrë që të bëhet shkarkimi i librit.
Sa kohë kërkon shkarkimi i librit pas blerjes?
Libri do të ngarkohet në llogarinë tuaj, brenda 24 orëve nga momenti që Paypal konfirmon transferimin e pagesës tuaj në llogarinë tonë. Ndërsa, procesi i shkarkimit të librit zgjat pak momente në varësi të madhësisë së librit, apo shpejtësisë së internetit tuaj.
Pasi të kem bërë blerjen, a do të jetë gjithmonë i disponueshëm libri?
Pasi të keni bërë blerjen, libri është i juaji dhe është gjithmonë i disponueshëm në seksionin “Libraria ime”.
Po nëse autori vendos ta heqë librin nga platforma, çfarë ndodh me librin tim?
Libri i blerë do të vazhdojë të qëndrojë në llogarinë tuaj, pavarësisht se mund të hiqet nga shitja apo të ndryshohet.
A mund t'i printoj librat që kam blerë?
Jo. Nuk mund të bëhet printimi apo asnjë lloj kopjimi i librit, për sa kohë nuk keni miratim nga autori apo shtëpia botuese. Në të kundërt kemi të bëjmë me shkelje të së drejtës së autorit, dhe është e dënueshme sipas ligjit.
A blihet një libër me të drejtë kthimi?
Jo. Librat që blihen në këtë platformë nuk blihen me të drejtë kthimi.
A mund të marr me qira një libër?
Jo. Libroteka ofron vetëm shit-blerje librash elektronikë. Asnjë libër nuk jepet hua apo me qira.
A mund të kërkoj një faturë tatimore pas blerjes së librit?
Ne ju pajisim me faturë dixhitale sapo të realizoni blerjen tuaj online. Nga “Llogaria ime” shkoni te “Financat” dhe më pas te “Faturat”. Duke klikuar butonin trepikësh në të djathtë të rreshtit, ju mund të shikoni ose shkarkoni faturën e blerjes tuaj.
Cila është mënyra e pagesës që ofroni?
Ju mund të blini lehtësisht brenda platformës, përmes Paypal. Nëse nuk keni një llogari në Paypal, mjafton ta shkarkoni aplikacionin në AppStore ose PlayStore, të regjistroheni dhe të lidhni këtë llogari me të dhënat tuaja bankare. Gjithashtu, mund të regjistroheni online në: www.paypal.com/us/webapps/mpp/account-selection Ju mundeni të paguani lehtësisht dhe me kartën tuaj të debitit apo kreditit. Për të bërë pagesën mjafton të klikoni PayPal → “Create an account” → “Pay With Debit or Credit Card” ku do vendosni të dhënat e kartës suaj. Pasi të aprovoni të gjithë informacionin, klikoni “Complete purchase” dhe blerja juaj do realizohet me sukses. Ju do të merrni konfirmim me email dhe fatura do shtohet në llogarinë tuaj.
A është e sigurt pagesa online në platformën tuaj?
Po. Ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë pasi kur ju bëni pagesën, ju nuk jepni asnjë detaj të kartës tuaj të kreditit apo llogarisë bankare direkt në platformë. Paypal është një shërbim i njohur dhe i besueshëm për pagesat online, i cili ofron protokolle të avancuara të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja financiare. Nuk ka arsye për të shqetësuar rreth sigurisë së transaksionit tuaj.
Çfarë ndodh nëse nuk arrrij të përfundoj procesin e blerjes?
Nëse për arsye teknike ju nuk arrini të përfundoni procesin e blerjes së një libri, mund ta filloni atë nga e para. Për sa kohë nuk është kryer blerja, në llogarinë tuaj bankare nuk ka ndodhur asnjë veprim. Në çdo rast, ju do të njoftoheni nëse blerja e librit ka përfunduar me sukses apo jo.
A mund të kontaktoj autorin apo personin që ka publikuar librin në platformën tuaj?
Nëse ju dëshironi të kontaktoni me autorin apo personin që ka publikuar librin, jeni të mirëpritur të përdorni një nga format tona të kontaktit për të na vënë në dijeni. Ne do të njoftojmë autorin për kërkesën tuaj dhe ai do të vendosë nëse dëshiron të ju kontaktojë më tej. Ndërsa ne mundohemi të lehtësojmë kontaktin midis autorëve dhe lexuesve, ne gjithashtu vlerësojmë që disa autorë mund të preferojnë të mbeten anonimë ose të kenë kushte të veçanta për komunikim.
Si të blej një libër?
Hyni në shportë duke klikuar ikonën që gjendet në krah të “Llogaria ime” dhe më pas tek “Përfundo blerjen”. Klikoni ikonën e PayPal për të vazhduar me pagesën e blerjes tuaj. Ndiqni hapat për të bërë pagesën me llogarinë tuaj të PayPal dhe konfirmoni në hapin “Complete purchase”. Ju do të informoheni me email sapo blerja të jetë realizuar me sukses dhe libri i blerë tani do jetë në librarinë tuaj.
Si të shikoj librat që kam blerë?
Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → "Libraria ime”. Këtu do gjeni të gjithë librat apo revistat e blera nga ju.
Si të shkarkoj librat që kam blerë?
Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Libraria ime”, pëzgjidhni librin e blerë të cilin dëshironi të shkarkoni dhe klikoni mbi ikonën e formatit PDF.
Llogaria dhe profili
Si të krijoj një llogari?
Për të krijuar një llogari, klikoni “Llogaria ime” → “Krijo llogari” → plotësoni fushat e kërkuara → klikoni “Pranoj Kushtet e përdorimit” → “Regjistrohu”. Më pas do ju duhet të konfirmoni llogarinë tuaj në email-in që ju kemi dërguar.
Si të hyj në llogari?
Klikoni “Llogaria ime” në krye të faqes → plotësoni email-in dhe fjalëkalimin → klikoni “Hyr”.
Si të ndryshoj/plotësoj të dhënat e profilit tim?
Klikoni “Llogaria ime” → “Profili im” → “Ndrysho profilin” Pasi keni ndryshuar të dhënat ose plotësuar të dhëna shtesë, në faqen që u është hapur, në fund klikoni “Ndrysho profilin”.
Si të ndryshoj fjalëkalimin?
Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Ndrysho fjalëkalimin”. Pasi të keni ndryshuar të dhënat, zgjidhni “Ndrysho fjalëkalimin”.
Si të gjej fjalëkalimin e humbur?
Klikoni “Llogaria ime” → “Ke harruar fjalëkalimin?” → plotësoni email-in → klikoni “Dërgo”. Më pas në email ju vjen një link me anë të cilit ju mund të rivendosni fjalëkalimin tuaj.
Si të ngarkoj/ndryshoj foton e profilit?
Shkoni tek “Llogaria ime” → “Profili im” → “Ndrysho profilin” → “Ndrysho foton e profilit”. Më pas do të ngarkoni foton që dëshironi dhe do të ruani ndyshimet duke klikuar “Ndrysho profilin”.
Si të çaktivizoj llogarinë?
Kliko “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Çaktivizo llogarinë” → ”Çaktivizo”.
Si të përzgjedh se cilat njoftime dua të marr?
Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Manaxho njoftimet”. Në faqen që do ju hapet,mund të zgjidhni njoftimet që dëshironi të merrni. Në fund klikoni “Ruaj ndryshimet”.
Libra, autorë dhe shtëpi botuese
Si të kërkoj një libër në platformë?
Ju mund të kërkoni një libër duke përdorur fushën e kërkimit në krye të faqes, ose duke përdorur filtrat që shfaqen kur gjendeni në një kategori të caktuar librash. Plotësoni kutitë e filtrave sipas dëshirës, dhe më pas klikoni “Apliko”.
Si të rendis librat sipas çmimit?
Shkoni tek “Të gjithë librat” dhe me anë të filtrave mund të kërkoni nëpërmjet kategorisë së çmimit. Klikoni një apo më shumë kuti, dhe në fund klikoni “Apliko”.
Si të njoftohem për librat në ofertë?
Ju mund të merrni një njoftim sa herë një libër është në ofertë duke manaxhuar njoftimet tuaja. Klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Manaxho njoftimet” → “Ruaj ndryshimet”. Gjithashtu, mund të njoftoheni duke u regjistruar në newsletter përmes email-it tuaj në faqen kryesore.
Si të shoh librat më të fundit që janë publikuar?
Ju mund të shihni të gjithë librat e fundit që janë publikuar në platformë, duke shkuar në faqen kryesore → “Librat më të fundit” → “Shiko më shumë”.
A ka libra të disponueshëm në gjuhë të tjera përveç gjuhës shqipe?
Në faqen e Librotekës ju do mund të gjeni dhe libra në gjuhë të huaj përveç gjuhës shqipe, si përshembull libra anglisht. Në faqen tonë do të gjeni dhe libra që vinë për ju dhe në variantin shqip si dhe atë anglisht, sigurisht e zgjedhur kjo nga autori.
Si të lë përshtypjen time për një libër?
Për të lënë një përshtypje për një libër, duhet të keni hyrë si fillim në llogarinë tuaj. Më pas zgjidhni librin mbi të cilin dëshironi të lini përshtypjen. Në fund të faqes gjeni “Lini përshtypjen tuaj”. Pasi ta keni plotësuar fushat, klikoni “Posto”.
Si të ndryshoj përshtypjet që kam bërë për një libër?
Shkoni tek libri mbi të cilin keni publikuar një përshtypje, klikoni “Ndrysho”. Pasi të keni bërë ndryshimet që doni, klikoni sërish mbi “Ndrysho”. Më pas do të shfaqet një tabelë, e cila konfirmon se përshtypja juaj u përditësua.
Si të shpërndaj një libër?
Pasi të keni zgjedhur se cilin libër dëshironi të shpërndani, klikoni “Shpërndaje në”, që gjendet poshtë imazhit të librit. Ju mund ta shpërndani librin e zgjedhur në formën e një postimi në platforma si Facebook dhe LinkedIn apo me një link në WhatsApp apo Email.
A mund të marr rekomandime për libra të ngjashëm bazuar në librin që kam lexuar?
Për të marrë rekomandime për libra të ngjashëm bazuar në librin që keni lexuar, shkoni në faqen e librit dhe shikoni seksionin "Libra të ngjashëm me ". Këtu do të gjeni të sugjeruar libra të tjerë që mund të ju pëlqejnë bazuar në librin e zgjedhur.
A mund të lexoj pjesë të librit përpara se ta blej atë?
Na vjen keq, por momentalisht nuk e ofrojmë mundësinë për të lexuar pjesë të librit përpara se ta blini. Ne mund t'ju sigurojmë informacione të tjera rreth librit, duke përfshirë një përmbledhje, përshtypjet e lexuesve, dhe informacione të tjera për librin apo dhe autorin që mund t'ju ndihmojnë të vendosni në lidhje me blerjen e tij. Megjithatë ne e marrim parasysh këtë sugjerim tuajin për të ardhmen dhe do planifikojmë ta shtojmë dhe këtë shërbim së shpejti.
Si të shikoj të gjithë librat e një autori në faqe?
Fillimisht duhet të klikoni “Autorët”, që gjendet në fund të faqes. Pasi të hapet faqja me të gjithë autorët që gjenden në platformë, zgjidhni atë për të cilin interesoheni. Më pas do të shfaqet një përshkrim i shkurtër për autorin, dhe të gjithë librat e tij, që janë në shitje. Në rast se jeni duke parë një libër të një autori për të cilin interesoheni dhe dëshironi t'i shikoni të gjithë librat e tjerë të tij, mjafton të klikoni mbi emrin e autorit që shfaqet poshtë titullit të librit ku gjendeni.
Si të shikoj të gjithë autorët e Librotekës?
Ju mund të shihni të gjithë autorët që gjenden në platformë, duke shkuar në fund të faqes e duke zgjedhur kategorinë “Autorët”.
Çfarë informacioni mund të gjej për një autor të veçantë?
Për të gjetur më shumë informacion rreth një autori të veçantë, klikoni në emrin e autorit në faqen e librit të tij ose shkoni te seksioni “Autorët” në fund të faqes. Do të gjeni biografinë e autorit, librat e tij të tjerë, dhe përshtypjet e lexuesve rreth punës së tij.
Si të shtoj një autor të ri?
Pasi keni hyrë në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” → “Autorët” → “Shto autor”. Në faqen e re që hapet, plotësoni të dhënat për autorin dhe klikoni “Shto autor”. Autori i shtuar do të shkojnë për miratim tek stafi jonë. Deri në momentin e miratimit, ai do të ketë statusin “Pending”, sapo të miratohet, statusi i tij do të jetë “Approved”.
Si të shtoj informacion për një autor ekzistues në faqe?
Pasi keni gjetur autorin të cilin doni të përditësoni, në të djathtë, krah emrit klikoni ikonën e lapsit për të ndryshuar informacionin. Pasi të keni bërë ndryshimet që dëshironi, klikoni “Ndrysho autor”. Ndryshimet do të shkojnë për miratim tek stafi i Librotekës.
Si të shtoj një libër apo autor të preferuar?
Pasi keni gjetur librin apo autorin të cilin doni të shtoni si të preferuar, mjafton të klikoni ikonën me zemër në krahun e djathtë të opsionit “Shto në shportë” për librin apo ngjitur me emrin e autorit nëse doni të shtoni autorin si të preferuar.
Si të shikoj autorët dhe librat e mi të preferuar?
Klikoni “Llogaria ime” → “Autorët e preferuar” ose “Librat e preferuar”.
Si të shikoj të gjithë librat e një shtëpie botuese?
Klikoni → “Shtëpitë botuese” në fund të faqes ose zgjidhni shtëpinë botuese për të cilën jeni të interesuar, duke përdorur kërkimin përmes filtrave tek “Të gjithë librat”. Pasi të zgjidhni shtëpinë botuese nga faqja që hapet, ju mund të shihni në fund të saj të gjithë librat e botuar nga kjo shtëpi botuese.
Si të shtoj një shtëpi të re botuese?
Pasi keni hyrë në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” → “Dashboard” →
“Manaxho shtëpitë botuese” → “Shto shtëpi botuese”. Në faqen e re që hapet, pasi
të plotësoni të dhënat për shtëpinë botuese, klikoni “Shto shtëpinë botuese”.
Shtëpia botuese e shtuar do të shkojë për miratim tek stafi ynë. Deri në momentin
e miratimit, shtëpia botuese gjendet tek “Dashboard” → “Manaxho autorët’ →
‘Të papublikuar’ më pas sapo miratohet kalon tek ”Të publikuar”.