Çfarë duhet të dini rreth formatit ePUB të librave digjitalë

ePUB është format i rëndësishëm për e-Books

Tregtimi i librave digjitalë është kthyer në një biznes të rëndësishëm dhe bashkë me to edhe formatet e ndryshme që përdoren për t'i lexuar ato. Pavarësisht formateve të tjera të njohura si PDF ose MOBI, formati ePUB është ndër më të përdorurit në leximin e e-Books.

Në këtë artikull, ju do të njiheni me të gjitha detajet e këtij formati dhe do të kuptoni përse duhet ta zgjidhni formatin ePUB për publikimin e librave tuaj tek Libroteka.

Formati i librit ePub

Çfarë është konkretisht ePUB?

Formati i skedarit "Publikimi Elektronik" (ePUB) është një metodë e hapur për të krijuar një e-Book. Ka qenë në krye të standardeve të hapura për leximin digjital për më shumë se një dekadë dhe është një format standard dhe i pavarur nga shitësi për botimin e librave digjitalë.

ePUB mbështetet nga shumë lexues elektronikë dhe është i disponueshëm për shumicën e telefonave inteligjentë, tabletëve dhe kompjuterëve. Në përgjithësi, është një mënyrë fleksibël për të prodhuar një e-Book dhe ka një sërë përfitimesh mbi formatet e tjera.

Përse të zgjedhësh ePUB kundrejt formateve të tjera?

Kur bëhet fjalë për formatet e tjera të leximit të librave digjitalë si MOBI, AZW etj, mund të lexoni për to tek blogu ynë paraardhës. Aty do të mësoni më tepër rreth formateve të ndryshme për leximin e e-Books por fokusi i këtij artikulli do të jetë formati ePUB, që gjithashtu njihet nga Libroteka dhe ka disa përfitime kundrejt formateve të tjera si:

Është pothuajse e garantuar që mund të lexoni një e-Book me format ePUB në çdo pajisje elektronike duke përfshirë Kindle.

Formati ePUB mbështet ngjyrat, videot dhe më shumë. Kjo është një avantazh kundrejt formateve konkurruese të ePUB siç është edhe MOBI, ku përfitime të tilla janë të kufizuara.

Të gjitha këto janë përfitime të mëdha, por duhet të ritheksojmë se ePUB është i hapur në krahasim me pothuajse të gjitha formatet e tjera të librave elektronikë. Kjo do të thotë se mbështetet nga më shumë autorë dhe botues dhe është i disponueshëm për pothuajse çdo pajisje elektronike.

ePUB vs. PDF

Dallimi midis ePUB dhe PDF lidhet me kontrastin që këto formate kanë me njëra-tjetrën. PDF nuk është konfiguruar për t'u përshtatur me të gjithë elementët e nevojshëm të librave digjitalë. Në fakt, formati dhe paraqitja e një PDF-je mbeten njësoj pavarësisht pajisjes nga ku po përdoret.

Sidoqoftë, në tërësi, një ePUB është shumë më i përshtatshëm për librat elektronikë, pasi është shumë më i vogël në madhësinë e skedarit dhe i gjithanshëm në lidhje me interaktivitetin që i ofron lexuesit.

Përfundime

Një skedar ePUB (shkurt për Publikim Elektronik) është format që shërben specifikisht për leximin e e-Books. Mund të blini e të shkarkoni libra elektronikë në format ePUB dhe t'i lexoni ato në smartphone, tablet, e-Reader ose kompjuter.

ePUB është gjithashtu një ndër tre formatet që Libroteka suporton krahas PDF dhe Web. Nëse jeni shtëpi botuese, autorë apo përkthyes dhe dëshironi të përfitoni nga komoditeti që ky format i ofron lexuesve, atëherë mund të na kontaktoni përmes formave të kontaktit që kemi vendosur në faqe. Nëse librat tuaj digjital i keni në formate të tjera dhe doni t'i konvertoni në ePUB, stafi i Librotekës mund ta realizojë këtë proces për ju.

Në secilin rast, ju mjafton të keni krijuar një llogari falas tek Libroteka e më pas mund të nxirrni librat tuaj në shitje në këtë format.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.