Fakte psikologjike rreth leximit të librave që me siguri nuk i dinit

Çfarë ndodh në trurin tonë gjatë leximit?

Çdo adhurues i librit mund t'ju thotë: leximi i librave është një përvojë gjithëpërfshirëse që mund ta bëjë trurin tuaj të gjallërohet me imazhe dhe emocione dhe madje të ndezë shqisat tuaja. Tingëllon romantike, por ka prova reale dhe të forta që mbështesin këto që ndodhin me trurin tuaj kur lexoni libra.

Në lexim, ne mund të ndryshojmë fizikisht strukturën e trurit tonë, të bëhemi më empatikë dhe madje ta bindim trurin tonë që të mendojë se kemi përjetuar atë që kemi lexuar së fundmi.

Në këtë artikull, do të njiheni me efektet e shumta pozitive që vijnë si pasojë e leximit të vazhdueshëm të librave, që ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale, intelektuale dhe psikologjike.

Një vajzë e cila po lexon një e-Book

1. Leximi i librave mund të parandalojë Azheimer-in

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se njerëzit që lexojnë kanë dy herë e gjysmë më pak gjasa të diagnostikohen me sindromën e Alzheimerit më vonë në jetë. Edhe pse kjo nuk do të thotë se leximi do të parandalojë sëmundjen, dëshmon një lidhje të lehtë midis leximit dhe parandalimit. Sipas Dr.Wade Fish në Universitetin North Central, leximi i librave përmirëson kujtesën afatgjatë dhe rrit përqendrimin.

2. Leximi i librave mund të kurojë ankthin

Është vërtetuar nga shumë studiues se leximi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe të ankthit. Vetë lexuesit kanë konfirmuar se leximi i librave është një mënyrë mjaft efikase për të larguar stresin e jetës së përditshme duke u fokusuar tërësisht në historinë e librit. Leximi i librave relakson trupin tuaj duke ulur rrahjet e zemrës dhe duke lehtësuar tensionin në muskujt tuaj. Një studim i bërë në Universitetin e Sussex zbuloi se leximi mund të reduktojë stresin deri në 68%. Funksionon më mirë dhe më shpejt se metodat e tjera të relaksimit, si dëgjimi i muzikës ose konsumimi një filxhani çaji.

3. Leximi i librave rrit aftësitë analitike

Shkathtësia analitike është thelbësore për grumbullimin e të dhënave, zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar, marrjen e një vendimi racional, si dhe përmbledhjen e të dhënave dhe ekzekutimin e projekteve të mirëmenduara. Metoda kryesore për të përmirësuar aftësinë tuaj e të menduarit analitik, është të mbani mendjen tuaj aktive. Gjatë kohës që jeni duke lexuar një libër, mundohuni të analizoni atë çfarë po lexoni dhe të krijoni një strategji analitike të këtij procesi. Leximi proaktiv do të rrisë aftësitë tuaja analitike në vazhdimësi. Ju mund të nënvizoni, të ngrini pyetje, të bëni parashikime për të qëndruar të angazhuar me materialet tuaja të leximit.

4. Leximi i librave përmirëson aftësitë tuaja të vizualizimit

Kur njerëzit fillojnë të vizualizojnë atë që lexojnë, ata formojnë një imazh të historisë në mendjen e tyre dhe kjo ndodh me çdo libër që ata lexojnë. Ky proces përmirëson aftësinë e vizualizimit, sepse i mëson lexuesit të përdorë të dhëna nga të gjitha shqisat e tjera (tingulli, nuhatja, shija dhe prekja) për të formuar imazhe rreth asaj që lexojnë. Kur njerëzit arrijë një imagjinatë vizuale rreth asaj që po lexojnë, ata ndihen më të lidhur me librin. Vizualizimi gjithashtu ndihmon lexuesin të ruajë njohuritë në tekst ose të shkruar.

5. Leximi i librave ndryshon strukturën e trurit tuaj

Sipas një artikulli të botuar në 'IndiaToday Research' ka treguar se leximi i librave ndryshon zona të caktuara të trurit dhe aktivitete të tjera që ndodhin në të. Sipas neuroshkencëtarëve, leximi "rifiton" ose ndërton ato zona të trurit që janë përgjegjëse për gjuhën e folur dhe shikimin. Kjo përmirëson inteligjencën tonë. Në një program leximi ditor gjashtëmujor nga Carnegie Mellon, shkencëtarët zbuluan se vëllimi i lëndës së bardhë në zonën gjuhësore të trurit pësoi rritje. Më tej, ata treguan se struktura e trurit mund të përmirësohet me këtë trajnim, duke e bërë më të rëndësishme se kurrë përvetësimin e një rutine të shëndetshme për leximin.

Përmbledhje

Gjatë shekullit tonë janë kryer studime të shumta rreth efekteve afatgjata dhe pozitive që përfitojmë nga leximi i rregullt i librave. Eksperimente të ndryshme që zgjasin me javë apo me muaj kanë vërtetuar se leximi i librave mund të sjellë ndryshime rrënjësore në trurin tonë duke na ndihmuar të ndryshojmë fizikisht dhe mendërisht.

Të gjithë libër dashësit e konfirmojnë se leximi i rregullt i librave jo vetëm që ju mban të informuar por ato mund t'ju çojë drejt zakoneve të mira dhe të përmirësoni jetën dhe të ardhmen tuaj.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.