Libroteka, platforma e parë me e-Books në gjuhën shqipe

Si lindi Libroteka

Fal e-Books, librat nuk kanë qënë asnjëherë kaq të arritshme. Librat elektronikë, si një fleksibilitet modern, u lejojnë njerëzve të informohen mbi gjithçka, kudo dhe kurdo. Faqet e internetit ku shiten dhe blihen e-Books janë të panumërta, por duket se ata që duan të lexojnë shqip, vazhdojnë të kenë kufizime sa i përket botimeve virtuale vendase.

Imazhi i një vajze që po sheh nga celulari Librotekën

Me dëshirën dhe nevojën për të lexuar shqip, lindi edhe Libroteka, platforma e parë shqiptare që mundëson tregtimin e librave elektronikë. Kjo platformë funksionon si një treg i drejtpërdrejtë i e-Books, në formatin ePub, PDF dhe Web. Çdo botues, përmes llogarisë në platformë, mund të shesë librat e tij online, ndërsa çdo person i interesuar, mund të blejë dhe të shkarkojë librat elektronikë kudo që ndodhet, përmes çdo ekrani.

Libroteka bën bashkë shqiptarët pavarësisht vendodhjes, dhe zonës kohore përmes leximit të e-Books në gjuhën shqipe. Në këtë platformë, ju do të gjeni libra nga autorë të shumtë shqiptarë, dhe shtëpi botuese të ndryshme. Gjuha shqipe është një ndër pasuritë më të vyerja që ne kemi, dhe me zhvillimin e teknologjisë apo rrjeteve sociale, duket se po e humbasim disi atë.

Veçoritë e Librotekës

Libroteka ju bën pjesë e një eksperience më të madhe sesa thjesht blerjet dhe shitjet e e-Books. Më poshtë kemi shpjeguar shkurtimisht veçoritë e faqes sonë.

Krijimi i llogarisë shpejt dhe falas

Libroteka u jep mundësinë të gjithëve që të bëhen pjesë e faqes, duke krijuar një llogari falas, e cila është e disponueshme menjëherë pas regjistrimit. Ashtu sikurse platforma të tjera shumë të njohura ndërkombëtare për tregtimin e librave elektronikë, siç është edhe 'Amazon', edhe Libroteka ka një ndërfaqe mjaft të thjeshtë për t'u përdorur. Ju mjafton vetëm një llogari për të shitur dhe për të blerë libra njëkohësisht.

Manaxhim profili sipas dëshirës

Profilin tuaj brenda Librotekës mund ta manaxhoni ashtu siç bëni edhe me rrjetet tuaja sociale, pasi gjithçka është e mirëorganizuar dhe shumë e lehtë për t'u gjetur. Në profilin tuaj do të ruhen të gjitha faturat e blerjeve apo të fitimeve tuaja.

Ne sigurohemi që ju të njoftoheni për çdo gjë që ndodh në faqe, duke jua bërë eksperiencën brenda Librotekës shumë komode. Ju mund të manaxhoni vetë se cilat njoftime dëshironi të merrni brenda llogarisë suaj apo me email, në varësi të rëndësisë që ato kanë për ju.

Shitje dhe blerje brenda një llogarie të vetme

Nëse jeni një shitës librash, pasi të jeni regjistruar, ju mund të ngarkoni librat tuaja me format digjital PDF apo ePUB. Libri, përveç formatit të duhur, duhet të ketë edhe një kopertinë jpg ose jpeg e cila gjithashtu ngarkohet në faqe. Gjithashtu mund të vendosni edhe kodin unik të identifikimit të librit (ISBN), nëse ka. Pasi të keni plotësuar saktë të gjitha fushat dhe ta dërgoni atë për publikim, libri juaj fillimisht do të kalojë një proces të shkurtër aprovimi nga stafi ynë, para se të publikohet për shitje.

Për blerësit, procesi është gjithashtu i thjeshtë. Mjafton të vendosni librat tuaj të preferuar tek shporta, dhe nga aty blerja bëhet përmes Paypal, ashtu si çdo pagesë tjetër online. Më pas ajo çfarë ju mbetet për të bërë, është të shkarkoni librin në pajisjen tuaj të preferuar ose ta lexoni atë direkt online tek Libroteka.

Filtra kërkimi për rezultate të menjëhershme

Platforma ka të intergruara një sërë filtrash që do t’ju ndihmojnë të gjeni më shpejt atë që po kërkoni. Krahas fushës klasike të kërkimit me të cilën jeni të njohur nga çdo faqe tjetër, Libroteka ofron një edhe një grupim filtrash për një kërkim më specifik.

Gjatë kohës që lundroni në faqe, ju mund të filtroni librat në varësi të kategorisë së cilës i përket, shtëpisë botuese, gjuhës dhe çmimit. Në kërkimin tuaj, ju gjithashtu mund të rendisni librat në rang alfabetik apo sipas kohës së publikimit në faqe.

Keni lirinë të kontribuoni në pasurimin e faqes

Ne kemi menduar t’ju japim lirinë që secili prej jush të kontribuojë sipas dëshirës në pasurimin e Librotekës. Kjo do të thotë, se nëse keni një llogari në platformë, mund të shtoni informacione mbi një autor apo një shtëpi botuese.

Platformë interaktive

Libroteka është një platformë interaktive. Ju mund të lini përshtypjet tuaja mbi e-books që gjenden në faqe, duke ndarë opinionin tuaj me të tjerët. Gjithashtu, mund të lexoni se çfarë shkruajnë përdoruesit tanë mbi librat apo për autorë të ndryshëm.

Keni lirinë të shpërndani e-Books si formë sugjerimi me miqtë në rrjetet sociale apo email. Kështu, do të arrini edhe tek ata shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve, për të cilët mendoni se kanë interes të lexojnë e-Books në gjuhën shqipe. Libroteka vjen edhe me një newsletter, ku mund të regjistroheni për të marrë njoftime mbi librat më të fundit që postohen në faqe, artikuj me tematika të ndryshme dhe oferta.

Si të bëheni pjesë e platformës

Pasi të keni lexuar politikat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit, hapat për regjistrimin në faqe dhe ndërtimin e profilit tuaj janë mjaft të thjeshta, dhe mbi të gjitha falas.

  1. Regjistrohuni me emailin tuaj dhe krijoni një password
  2. Pranoni politikat e faqes mbi kushtet e përdorimit dhe privatësinë
  3. Konfirmoni llogarinë përmes email-it tuaj
  4. Plotësoni profilin me të dhënat tuaja
  5. Vendosni se çfarë njoftimesh dëshironi të merrni në vazhdim
  6. Regjistrohuni në newsletter për përditësime

Përmbledhje

Libroteka është platforma e parë shqiptare online që mundëson shit-blerjen e librave elektronikë. Kjo platformë është një mundësi e re tregu për shitësit e librave dhe për ata që duan fleksibilitet në lexim.

Libroteka i jep mundësi gjithkujt të përshtatet lehtësisht me digjitalizimin e librave, pasi ofron komoditet, cilësi, siguri dhe profesionalizëm. Libroteka sjell një mënyrë të re leximi, duke bërë të mundur që çdo shqip folës, kudo në botë, të lexojë shqip.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.