Përse të publikoni një e-Book në vend të një libri të shtypur?
Përmbajtja
- Librat elektronikë kanë fuqinë të ndryshojnë jetën tuaj në shumë mënyra.
- Përse një e-Book dhe jo një libër të shtypur?
- Procesi është më i lehtë dhe më i shpejtë
- Ka kosto më të ulta
- Është menjëherë i disponueshëm
- Mund t’i bashkëngjitni materiale të tjera
- Përditësohet lehtësisht
- Shpërndahet kudo në botë
- Është miqësor me mjedisin
- Përmbledhje
Librat elektronikë kanë fuqinë të ndryshojnë jetën tuaj në shumë mënyra.
Nëse dëshironi të bëni hapin e parë si shkrimtar apo dëshironi një tjetër burim të ardhurash që vjen falë pasionit tuaj për të shkruar, atëherë publikimi i një e-Book, mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Shumë shkrimtarë të rinj e ëndërrojnë këtë gjë, por ende nuk kanë filluar të punojnë me librin e tyre elektronik. Ndoshta ju jeni një prej tyre: nuk jeni i sigurt se nga t'ja filloni, ose jeni të shqetësuar se nuk do të gjeni mënyrën e duhur.
Pavarësisht nëse keni këshilla apo histori të dobishme për të treguar, ose thjesht dëshironi që zëri juaj të dëgjohet, shkrimi i një e-Book dhe shitja e kopjeve virtuale të tij në internet, është një mënyrë efektive dhe me kosto të ulëta për ta realizuar vetë. Me siguri keni vënë re se tregu i librave elektronik po bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm, dhe shumë autorë të rinj duan të përfitojnë nga kjo gjë.
Shkrimi dhe publikimi i e-Books është një mjet i mirë marketingu në dispozicion të kujtdo që ka talent, dhe të sipërmarrësve që duan të rrisin besueshmërinë dhe dukshmërinë e biznesit të tyre online.
Përse një e-Book dhe jo një libër të shtypur?
Ndërsa mund të ëndërroni që të keni në duar një kopje të shtypur të librit tuaj, ka disa përfitime të librave elektronike që nuk duhet t'i humbisni, që mund të jenë shumë herë më të dobishme se kopjet e printuara. Më poshtë kemi listuar disa nga avantazhet e shkrimit të një e-Book, nga të cilat çdo autor do të dojë të përfitojë.
Procesi është më i lehtë dhe më i shpejtë
Krijimi i një libri elektronik është një proces i thjeshtë, pasi të gjitha kërkimet apo shënimet që do të mbani rreth tij, mund t'i bëni online nga kompjuteri ose smartphone juaj, më shpejt se sa t'i shkruani ato në letër.
Ka kosto më të ulta
Nëse kujdeseni për të gjitha vetë, krijimi i një libri elektronik mund të jetë shumë herë më i lirë (ose edhe falas) në krahasim me kostot më të larta të shkrimit dhe publikimit të një libri të printuar.
Është menjëherë i disponueshëm
Ndërsa librave fizikë u duhet një kohë e caktuar për t'u printuar dhe shpërndarë, librat elektronikë mund të ngarkohen shumë më shpejt në platforma shitjeje online. Gjithashtu, ato shkarkohen shumë shpejt në pajisjet digjitale që individët përdorin për t’i lexuar, pa qënë nevoja të udhëtojnë në librari për t’i blerë.
Mund t’i bashkëngjitni materiale të tjera
Në librin tuaj digjital, ju mund të vendosni links të tjera informuese rreth jush (si psh website apo profilet tuaja sociale), postime të blogut tuaj (nëse keni) apo burime të dobishme që lidhen direkt me atë çfarë ju keni shkruar.
Përditësohet lehtësisht
Të përditësosh ose të ndryshosh një e-Book është shumë herë më e thjeshtë se sa një kopje të printuar dhe kërkon më pak kohë sesa rishtypja e tij. Ju mund të bëni të gjitha ndryshimet e nevojshme direkt nga kompjuteri juaj pa ndikuar në kopjet aktuale.
Shpërndahet kudo në botë
E-Books ju ofrojnë lehtësinë që libri juaj të shkojë edhe në cepin më të largët të botës, pasi të gjithë mund ta akesojnë atë, pavarësisht kohës apo vendodhjes. Ndryshe nga një libër i prituar i cili kërkon shumë kohë që të shpërndahet jashtë kufinjve, dhe ka kosto të lartë transporti, libri juaj elektronik është shumë herë më i arritshëm.
Është miqësor me mjedisin
Edhe pse e kemi përmendur më parë, është shumë e rëndësishme të theksohet fakti që e-books kursejnë prerjen e pemëve, dhe resurset natyrore që duhen për prodhimin e letrës apo shtypjen e librit, rrjedhimisht duke ndihmuar në ngadalësimin e fenomenit klimaterik të ngrohjes globale.
Përmbledhje
Në rast se po mendoni të nisni një rrugë të re në botimin e librave, shkrimi i një e-book është një fillim i mbarë dhe ka më shumë përfitime se sa një libër i shtypur. E-books realizohen me kosto më të ulëta dhe procesin për shkrimin dhe publikimin e tij jeni të lirë ta realizoni sipas dëshirës.
Për shkak se publikimi është vetëm online, ju si autor do të keni mundësi të njiheni më shpejt në tregun që synoni, ndërsa libri juaj digjital do të shpërndahet gjerësisht brenda një kohe të shkurtër. Nëse drejtoni një biznes të vogël ose të mesëm, publikimi i një e-Book mund t'ju ndihmojë të bëheni të njohur në tregun që synoni dhe mund të jetë një mënyrë e mirë marketingu për sipërmarrjen tuaj.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth procesit të shkrimit të një libri digjital, ju ftojmë të lexoni pjesën e dytë të këtij artikulli. Aty do të njiheni me disa hapa të thjeshtë, që mund të ndërmerrni përgjatë rrugëtimit të krijimit të librit tuaj elektronik.