Përse të rilexoni një libër?

Sipas akademikëve, ja përse duhet të rilexojmë...

A e dini se akti i rileximit është konsideruar nga akademikët gjatë historisë, si mënyra e vetme për të kuptuar vërtetë një tekst? Po ju e keni pyetur ndonjëherë veten se përse duhet t'i riktheheni disa librave? Përgjigjet e kësaj pyetje janë po aq të shumta sa edhe arsyet për të lexuar një libër për herë të parë, mes tyre kryesorja është kënaqësia.

Një vajzë duke lexuar një libër në Kindle

Rileximi gjithashtu, mund t'i japë lexuesit një ndjenjë stabiliteti falë natyrës së pandryshueshme të një historie ose nostalgji, pasi rikthen kujtime të dashura. Pasi të keni përfunduar së lexuari këtë artikull, do të keni kuptuar se përse të rilexuarit të njëjtin libër është një vendim i vlefshëm për ju.

Çfarë ndodh kur vendosim të rilexojmë një libër?

Zakonisht, kur i rikthehemi një libri që na ka pëlqyer shumë herën e parë, e bëjmë këtë gjë për të ndjerë edhe një herë emocionet që ai na ofroi ose për të rikujtuar personazhet dhe historinë. Rileximi i një libri mund të jetë edhe një përvojë sociale, për shembull, për të vënë veten në vendin e një miku që po e lexon atë për herë të parë. Pavarësisht arsyeve të rileximit, ky proces na bën mirë për arsye të ndryshme të cilat i kemi listuar si më poshtë.

Bëhemi lexues më të vëmendshëm

Falë rileximit mund të kuptojmë më mirë përdorimin e fjalëve gjithashtu, ndërtojmë aftësi që na favorizojnë në leximin e librave të rinj. Për shembull, rileximi i një libri na ndihmon të kapim detajet që na kanë shpëtuar herën e parë, apo simbolikat e librit. Ky proces na ndihmon të jemi më të vëmendshëm kur lexojmë libra të rinj, pasi arrijmë të evidentojmë më mirë detajet dhe simbolikat e përdorura në të. Duke qënë se mësojmë të jemi më të vëmendshëm, rrjedhimisht bëhemi lexues më të mirë. Së fundi, ndonjëherë rileximi na ndihmon të vëmë re një kuptim të fshehur në një bisedë midis personazheve.

Pasurojmë fjalorin dhe lexojmë më rrjedhshëm

Zakonisht kur nuk arrijmë të kuptojmë fjalët e reja në një tekst, i rikthehemi sërish atij duke e rilexuar, derisa të kemi çdo gjë të qartë. E njëjta gjë vlen edhe kur vendorim të rilexojmë një libër. Duke qënë se jemi njohur tashmë me ngjarjet dhe personazhet, ajo çfarë na mbetet është të fokusohemi tek fjalët që nuk i kemi të qarta dhe tek ato të cilat ndjejmë vështirësi për t'i shqiptuar. Rileximi në këtë rast, na pasuron fjalorin dhe na ndihmon të lexojmë më rrjedhshëm.

Mësojmë këndvështrime të reja mbi librin

Nëse vendosim t'i rikthehemi një libri që kemi shumë kohë pa e lexuar, kjo mund të jetë po aq e vlefshme sa leximi i një libri për herë të parë. Përvoja e rileximit mund të jetë krejtësisht e ndryshme, pasi tashmë ka kaluar kohë që nga leximi për herë të parë i librit, dhe gjendja jonë emocionale deri në atë moment, mund të ketë ndryshuar. Të qënit në gjendje tjetër emocionale nga hera e parë e leximit të librit, mund të na japë një qasje të re gjatë rileximit. Kështu, do të arrijmë të analizojmë ngjarjet dhe personazhet e librit nga një tjetër këndvështrim.

Ndjejmë komfort dhe kënaqësi

Të rikthehemi tek i njëjti libër, është si të mbështetesh tek një mik i vjetër që nuk të zhgënjen kurrë thotë autorja amerikane Anne Bogel. Rileximi na jep një ndjenjë qetësie dhe rehatie pasi këtë herë nuk po përballemi me të panjohurën. Tashmë i njohim personazhet dhe e dimë me saktësi se si do të përfundojnë ngjarjet në libër prandaj, rileximi ndodh më ngadalë dhe ne arrijmë ta përthimim plotësisht atë.

Përmbledhje

Edhe pse mund të keni një listë të gjatë me libra të rinj për të lexuar, kjo nuk ju ndalon të shkëputeni për pak për t'ju rikthyer një libri që e keni lexuar më parë. Rileximi ka përfitime emocionale, intelektuale dhe neurologjike të cilat i kuptojmë menjëherë pasi kemi nisur rileximin e një libri që na ka pëlyer shumë apo që nuk e kemi kuptuar mirë herën e parë.

Nëse dhe ju jeni një rilexues i rregullt, atëherë bëhuni pjesë e Librotekës dhe aksesoni libra të ndryshëm digjitalë që nuk ju humbasin kurrë. Gjithashtu, keni mundësi që disa prej tyre t'i lexoni e rilexoni brenda platformës pa qënë nevoja t'i shkarkoni ato.

Regjistrohuni tani në: libroteka.al/regjistrim

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.