Si të nisni krijimin e librit tuaj të parë digjital
Përmbajtja
Suksesi që mund të keni me librin tuaj digjital
E-Books janë një mënyrë e shkëlqyer për të ndarë idetë, aftësitë dhe përvojën tuaj me audiencën në internet. Nëse po mendoni të krijoni një libër elektronik, atëherë ky artikull është për ju.
Librat digjitalë janë një ndër gjërat për të cilët njerëzit shfaqin më shumë interes online, dhe shifrat shitjeve të e-Books janë të jashtëzakonshme. Ju mund t'i përdorni ato si një magnet për të ndarë pasionin tuaj si autor, ta përdoni për të promovuar biznesin tuaj (nëse keni) ose ta shfrytëzoni si një burim pasiv të ardhurash.
Në secilin rast, për të arritur qëllimin tuaj, do t'ju duhet të strukturoni, shkruani dhe shpërndani librin tuaj elektronik, ndryshe nga se do të bënit me një libër të zakonshëm. Në këtë artikull, ju do të njiheni me disa hapa të thjeshtë, që mund t'i aplikoni sipas dëshirës, gjatë procesit së shkrimit të librit tuaj digjital.
Hapa të thjeshtë për shkrimin e një e-Book
Tani që mësuat përfitimet që vijnë nga e-books, dhe kuptuat përse ka një kërkesë të madhe në këtë treg, do të njiheni me hapat që ju nevojiten për të kaluar nga një faqe e zbrazët, në shkrimin e librit tuaj digjital.
Zgjidhni me kujdes tematikën
Gabimi që bëjnë disa autorë, është të zgjedhin një temë që mendojnë se do të përfshijë shumicën, pa eksploruar nëse kjo temë është ezauruar ose nëse ka vend për të në treg. Duhet të zgjidhni një temë për të cilën ju pëlqen të shkruani, dhe që keni mjaftueshëm njohuri dhe jo diçka që mendoni se do të shitet shpejt.
Bëni kërkime të shumta rreth temës
Pasi të keni zgjedhur temën tuaj, bëni kërkime të detajuara mbi të dhe shfrytëzoni çdo burim informacioni. Ndoshta do të gjeni artikuj të specifikë me përmbajtjen e duhur mbi temën tuaj. Këto njohuri shtesë, mund të ndihmojnë të stukturoni mirë librin tuaj digjital dhe do ju shërbejnë si pikënisje për shkrimin e tij.
Anketoni audiencën tuaj
Gjithçka është më e qartë kur dëgjoni mendimet apo kërkesat e audiencës suaj. Nëse keni një website, një blog, newsletter apo edhe thjeshtë rrjetet sociale, ju mund t'i shfrytëzoni ato për të marrë mendimet e ndjekësve. Ju mund të bëni anketime online rreth pritshmërive që kanë njerëzit mbi librin tuaj. Gjithashtu, mund të pyesni edhe nëpër forume, nëse audiencës i pëlqen titulli i librit, kopertina apo tematika në tërësi. Kjo mënyrë do t'ju ndihmojë të zgjidhni disa dilema dhe të kjelloni qëllimet e shkrimit të librit.
Hulumtoni tregun e synuar
Lexoni online rreth e-Books që tashmë janë shkruar rreth temës që ju keni zgjedhur dhe zbuloni se sa informacione ka mbi të online. Nëse tregu është i mbingopur, do t'ju duhet të rimendoni mënyrën se si do ta trajtoni temën e zgjedhur, për t'u dalluar nga të tjerët. Fillimisht, mund t'i përgjigjeni pyetje si: Çfarë e bën librin tim të veçantë? dhe Si u jap zgjidhje problemeve apo ngjarjeve në të?
Strukturoni librin digjital
Një nga mënyrat më të mira për të thjeshtëzuar shkrimin e librit, është të keni një skicë të qartë përpara se të filloni. Vendosni emërtime për kapitujt e librit. Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të qartësoni sa kapituj përfundimtar do të ketë libri, apo të vendosni titujt e saktë për çdo kapitull.
Pra, përpara se t'ja nisni nga puna , zbuloni qëllimin tuaj të përgjithshëm në shkrimin e librit dhe pikat kryesore që dëshironi të përfshini në çdo faqe. Mos harroni të zgjidhni edhe një kopertinë, të cilën mund ta krijoni vetë falë programeve të ndryshme që gjenden online, ose mund të punësoni një profesionist.
Zgjidhni se ku do ta shkruani
Ju mund të shkruani librin elektronik, në një program siç është Microsoft Word. Sidoqoftë, ia vlen të konsideroni përdorimin e një softueri me formatin e përshtatshëm për një e-Book. Kjo do t'ju kursejë kohë, duke u siguruar që teksti juaj të jetë formatuar në mënyrë optimale për një e-Book, përpara se të përfundoni së shkruari.
Për ta kthyer shkrimin tuaj në një e-Book me pamje profesionale, do të dëshironi të merrni në konsideratë ndarjen e rreshtave, fontet dhe aspekte të tjera se si duket teksti në faqe. Gjithashtu, mos harroni imazhet, pasi një përparësi e librave digjitalë është vendosja e një numri të pacaktuar imazhesh, të cilat nuk prishen duke qënë se libri nuk do të printohet.
Përgatituni për publikimin
Pasi të keni përfunduar të gjitha hapat dhe keni marrë të gjithë kohën e duhur për të shkruar e më pas për të redaktuar librin tuaj elektronik, vjen pjesa më e rëndësishme, formatimi dhe publikimi i tij. Sigurohuni që libri të jetë në formatin e duhur digjital si ePub apo PDF. Ju duhet ta pajisni atë me ISBN-në përkatëse dhe më pas ta publikoni në platforma si Libroteka.
Gjatë kohës që po ngarkoni librin tuaj, sigurohuni të shkruani edhe një përmbledhje tërheqëse rreth tij, si dhe të publikoni profilin tuaj të autorit. Pasi të keni klikuar 'dërgo' dhe libri juaj është konfirmuar nga platforma që keni zgjedhur, mund ta reklamoni atë falas, ose me reklama të paguara në të gjitha platformat që zotëroni, duke rritur interesin e audiencës që synoni.
Përmbledhje
Sot, librat elektronikë janë më shumë se sa thjesht një mjet për të kaluar kohën. Njerëzit i përdorin ato për të kontribuar në aspektet pozitive që e-Books sjellin në mjedis, për të rritur audiencën dhe promovuar bizneset, për të ndarë ide dhe përvoja. Nga ana tjetër, lehtësia për shkruar një e-Book po lejon të gjithë ata që kanë talent në shkrim, të bëjnë realitet pasionin e tyre.
Megjithatë, shkrimi i një libri elektronik mund të jetë një proces i gjatë dhe sfidues nëse nuk jeni të sigurt se nga duhet t'ja filloni. Është e rëndësishme që të kuptoni dhe të zbatoni në mënyrën e duhur secilën prej hapave të lartpërmendua, për të patur rezultatet e dëshiruara në një kohë të shkurtër. Në thelb, krijimi i një libri elektronik përbëhet nga dy faza: përgatitja e përmbajtjes dhe shpërndarja e librit tuaj në një platformë të dedikuar. Pas kësaj, ajo çfarë ju mbetet të bëni, është të qetësoheni dhe të shihni frytet e punës suaj.