Një gabim taktik
500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Letërsi e huaj |
|---|---|
| Formati | ePub |
| Shtëpia botuese | Libroteka |
| Data e botimit | 1 Gusht 2026 |
| Gjuha | Shqip |
| Numri i faqeve | 110 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
NJË GABIM TAKTIK
Në ligjëratën e tij të Nobelit, J. M. G. Le Clézio e përmendi Alphonse Allais-n mes “mjeshtrave të mëdhenj të imagjinatës”. Ndërsa Jules Renard, një gjykatës aspak dorëlëshuar, shkroi për të: “Ishte një shkrimtar i madh. Krijonte në çdo çast.”
Një përkufizim i përkryer për autorin që mund ta bëjë Anglinë të pluskojë, farët të drejtojnë anijet me aromë dhe një biçikletë të tërbuar të përfundojë nën kujdesin e Institutit Paster.
Në këto tregime, një gazetar e nis karrierën duke shkruar lajmin më të pasaktë dhe më të suksesshëm të jetës së tij; një ministër i ardhshëm propozon të shpërndajë ushtrinë për t’i kursyer ushtarët nga flluskat në këmbë; qentë përgatiten për luftë; shoqëritë e sigurimit mbrojnë me pafytyrësi interesat e tyre; ndërsa një marinar plak, një testament dhe dy mbesa tepër të dashura prodhojnë gabimin taktik më të këndshëm të gjithë librit.
Allais e sheh botën si një mekanizëm që punon normalisht vetëm derisa dikush ta marrë logjikën seriozisht. Prej atij çasti, shteti, shkenca, familja, gazetaria, dashuria dhe biznesi zbulojnë marrëzinë që kanë fshehur gjithmonë nën kostumin e respektueshëm.
Lexuesit e Dino Buzzatit do ta njohin atë çast kur e zakonshmja hap papritur një derë drejt absurdit — por Allais hyn nga ajo derë duke qeshur.
Tregime të shpejta, të mprehta dhe djallëzisht inteligjente, nga një autor francez që nuk respekton asnjë marrëzi vetëm sepse shoqëria e ka shpallur normale.
Shpërndaje në: