BESMIR PRENÇI
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Besmir Prençi ka lindur në Tiranë në vitin 2005 dhe është student në Fakultetin e Drejtësisë. Krahas formimit juridik, ai ushqen një pasion të veçantë për artin, muzikën dhe shkrimin, duke e përdorur fjalën si mënyrë për të shprehur mendimin dhe ndjenjën. Kjo vepër, e nisur në vitin 2023, është libri i tij i parë.
Në të ndërthuren reflektime filozofike me përjetime reale, duke trajtuar tema si përballja me veten, sfidat e jetës dhe kërkimi i kuptimit në një botë gjithnjë e më të trazuar. Me një stil të drejtpërdrejtë dhe të singertë, autori synon të prekë lexuesin dhe ta ftojë atë në një udhëtim të brendshëm drejt vetes.