Shefik Arifi
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Poeti Shefik Ferat Arifi është lindur në vitin 1973 në fshatin Breznicë, Komuna Bujanoc. Shkollën fillore e kreu në fshat, në shkollën "Migjeni", kurse gjimnazin e kreu në Gjilan, në shkollën "Zenel Hajdini”. Më pas, për dy vite me radhë, vazhdoi studimet në Göthe, Institutin e Münchenit, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane. Vazhdoi më tej edhe dy vite të tjera në qytetin Basel të Zvicrës, me "Gjuha gjermane dhe dialektet e saj". Punon dhe jeton në Basel të Zvicrës. Është antar i Lidhjës së shkrimtarëve të Kosovës. Ka pasion poezinë, të cilën e ka lëvruar me sukses, duke u bërë i njohur për lexuesit shqiptarë, veçanërisht tek ata të Diasporës. Ka botuar disa vëllime poetike, të titulluara:
1. Dallgët e jetës - poezi
2. Lotët e mallit - poezi
3. Nektaret e një mërgimtari - poezi
4. Në qiellin e dashurisë -poezi
5. Me rrezet e Diellit notoj-poezi
6. Një letër kujtim-poezi
7. Le të mbetem cicërrimë-poezi
8. Malet tunden por nuk bien (Roman)
9. Djepe nostalgjie-poezi
10. Dashuri shpresash të thyera (Roman),
11. Udhëtim ndër peizazhe motesh-poezi
12. Koha që lam pas-poezi
13. Në një stinë-poezi
14. Me natën në krahë-poezi
15. Puthem me valë-poezi
16. Stuhitë dhe trëndafili - poezi.