"Zëri i arsyes" Shkrim
10 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoritë | Motivim, Biografi & Autobiografi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Libroteka |
Data e botimit | 1 Qershor 2017 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 1 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
E gjej veten me krahët mbështetur tek hekurat e ballkonit, duke ngrohur mendimet në një pasdite para-vere. Gropat e syve po më rrahin nga qëndrimi për shumë orë para ekranit të kompjuterit. Nuk është se po merresha me ndonjë punë të dobishme, thjesht po shtyja kohën duke parë seriale. Po vështroj poshtë; karriget bosh të një lokali aty në cepin e djathtë të pallatit. Në rrugë nuk ka këmbë njeriu, vetëm makina të parkuara dhe zogj që vijnë rrotull mbi to, duke cicëruar ëmbël. Kuptoj se nuk po i dëgjoja deri tani. Mu desh të ngadalësoja kohën për t’i vënë re; dhe jo për faktin se fluturojnë shpejt, por sepse mendja ime ndodhet brenda vetes së saj. Ngre sytë nga qielli, mbushem me frymë dhe i drejtohem Zotit: “Më ndihmo!”.
Shpërndaje në: