Flutura nëpër botë
800 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Biografi & Autobiografi |
|---|---|
| Formati | |
| Shtëpia botuese | Dy lindje - Dy perendime |
| Data e botimit | 12 Mars 2024 |
| Gjuha | Shqip |
| Numri i faqeve | 116 |
| ISBN | 978-9928-298-63-8 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
“Ik fluturo nëpër botë, por mos harro nga ke
ardhur dhe kush je! Kthehu!”
Ky libër nuk duhet lexuar, por rilexuar. Një libër
autobiografik dhe jo vetëm. I aftë të provokojë
brendinë e shpirtit të brezave që u lindën në
komunizëm dhe që përjetuan demokracinë.
Pa manipulime, pa servilizëm, Flutura na sjell
jetën e saj me dy anët e medaljes, të gëzimit e të
dëshpërimit, të mallit, të përmallimit e të çmalljes,
të përpjekjes dhe të dështimit. Ajo nuk ka nevojë të
shtiret e të idealizojë jetën e saj dhe as nuk e merr
mundimin.
...
E në fund të librit, lexuesi pyet veten, a mos ka ardhur
çasti që njeriu të rishkruajë rregullat; qëllimet, të
respektojë të mëdhenjtë e të mëshirojë të vegjëlit?!
Të pyesë veten, a jemi vërtet drejt përparimit?
Dhe vërtet, kushtet janë më të mira, por a jemi ne
më të lumtur? A jemi të rrethuar nga familjarët tanë,
apo fëmijët do të rriten me gjyshërit? A ditëm ne të
përcjellim të njëjtin respekt dhe dashuri tek brezi
tjetër, si baballarët dhe gjyshërit tanë?
Kjo, sa jemi në kohë, sepse nesër mund të jetë vonë...
Vlerësime
Lini përshtypjen tuaj
1 përshtypje
Artemida KOBELLARI
Flutura neper bote
I shkruar mir. Te kujton qe asgje nuk vjen pa veshtiresi. Trajektoria e jetés ndryshon por asnjehere sduhet te harrojme nga kemi ardhur. Faleminderit, Flutura per kete liber shume emocional per cdo émigrant dhe i vlefshem per cdo lexues.
Shpërndaje në: