Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Ka njerëz që i duam që nga dita kur kemi ardhur në jetë.
Dhe ka një njeri që e zgjedhim për të ndërtuar jetën.
Të gjithë kanë një vend në zemrën tonë.
Por çfarë ndodh kur, pa e kuptuar, dikush fillon të ndihet sikur nuk ka më vend?
Kur heshtja zë vendin e fjalëve. Kur një afërsi duket sikur kërkon largimin e një tjetre. Kur njerëz që e duan njëri-tjetrin fillojnë të kenë frikë se mos humbasin njëri-tjetrin.
A duhet të ndihet dikush i lënë jashtë që një tjetër të ndihet pjesë e familjes?
Ndoshta disa nga pyetjet më të vështira lindin pikërisht aty ku dashuria është më e madhe.
«MOS MË THUAJ “FAMILJA IME”» — Vëllimi II
BLERINA KOTARJA AZEMI
Sepse ndonjëherë, pas fjalëve që themi çdo ditë, fshihen ndjenja për të cilat nuk kemi folur kurrë.
Shpërndaje në: