zv.Libri
800 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Formati | |
---|---|
Shtëpia botuese | Librarium Haemus |
Data e botimit | 3 Shkurt 2008 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 127 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Shtetasi me nofkën Iko rrëmben një varkë, e mbush me librat e lëna amanet nga i ati, arratiset dhe ndalet në ujrat neutrale. Dikur detyrohet të ushqehet me letër. Në fillim gris dhe ha pjesët e bardha të librave, të pashtypurat. Por mbërrin shpejt edhe tek faqet me gërma. Vetëm tani ai bëhet njëfarë kritiku letrar dhe sprovohet nga mëdyshja "ç’të falë e ç’të shndërrojë në jashtëqitje". Çfarë duhet ngrënë, në fakt: copëzat e arrira, apo shtojcat? Kur është kumti letrar më jetëgjatë: pasi është tretur në elementet kimike e jo vetëm kimike të organizmit, apo kur ruhet në letër?
Kufitarët e dy shteteve e kanë rrethuar trashëgimtarin e librave të ndaluar dhe presin. Nuk mund ta vrasin, sepse asisoj do të dalë në shesh që asnjëri prej regjimeve, - përndryshe, në hasmëri të përgjakshme ideologjike, - nuk është demokratik dhe shkel rëndë të drejtat themelore të njeriut, siç janë e drejta për të banuar në ujrat neutrale, për të lexuar e për t’u ushqyer me letër. Ndërkohë, Ikua po bluhet nga një mëdyshje e përbotshme: cilat faqe t’i hajë përfundimisht e cilat jo? Nga cili autor? Ç’tematikë të përmbajë ushqimi?
Shpërndaje në: