Erlinda Pysqyli
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Erlinda Pysqyli, autorja e librit “E strukur në përqafimin tënd” vjen me një roman tjetër tashmë të titulluar “Dashuri me një të panjohur”. Erlinda sapo ka përfunduar studimet e larta në degën e Psikologjisë, nga universiteti Penn State, në Filadelfia, ku dhe aktualisht jeton. Dashuria e saj për psikologjinë e shtyu që të rifillonte dhe njëherë studimet baçelor mbas përfundimit të masterit për Këshillim Karriere, në qytetin e Tiranës, kësaj radhe në Amerikën e largët. Ajo dëshiron që shumë shpejt të rifillojë një program masteri tjetër dhe të drejtohet drejt terapisë familjare dhe asaj në çift. Për momentin, Erlinda punon si rekrutuese pranë burimeve njerëzore në një agjensi private.