Gjon Buçaj
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Gjon Buçaj (Gjon Leka) lindi më 1934 në fshatin Arst-Miliska të rrethit të Pukës.
Shkollën fillore dhe dy klase unike (kështu thirrej atëhere) i kreu ne fshatin e lindjes
dhe ne Shkodër.
Në korrik 1951 iku me familje ne Jugosllavinë e atëhershme. Aty kreu gjysëmmaturën në
Gjakovë më 1953 dhe maturën në gjimnazin e Prishtinës më 1957. Mbas dy vjet pengese
të detyrueshme, filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Pas disa ndërprerjeve
të gjata qe ia bëri sidomos burgimi në Shkup dhe emigrimi dhe kampet e refugjatëve në
Itali, ai i kreu në Universitetin "La Sapienza" të Romës në vitin 1974.
Në nëntor të atij viti emigroi në SHBA, ku dha provimet e detyrueshme për mjekët e
diplomuar jashtë Amerikës (ECFMG, FLEX).
Ka qenë anetar i Akademisë Amerikane të Mjekëve të Përgjithshëm (AAGF)
Si erdhi në Amerikë u bashkua në aktivitete të komunitetit të VATRËS, BKI dhe LQSHA.
Ka punuar në spitalet Misericordia dhe Lincoln (Residency) dhe në Mount Vernon Neighborhood Health Center në New York.
Kishte dalë në pension në vitin 2013 dhe u transferua në Virginia në 2017 ku jetoi deri në vdekje në moshën 88 vjeçare.
Ka lënë pas gruan, 4 fëmijë dhe 7 nipa e mbesa të lindur në Amerikë.