Ira Koçi
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Ira Koçi ka lindur në Tiranë, më 16 Gusht 1994.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e Financës, Bachelor dhe Master pranë Fakultetit të Ekonomisë Universiteti i Tiranës. Prej disa vitesh, ajo punon në sistemin bankar. Talenti i saj për krijimtari letrare e veçanërisht në gjininë poetike, u dallua qysh në moshë të hershme. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në moshën 14 vjeçare në Itali, për krijimtari poetike, kryesisht filozofike. Poetja, ka marrë shumë çmime të para në konkurse të ndryshme letrare. Në prill të 2021, ajo materializoi punën e saj disavjeçare me botimin e vëllimit të parë poetik të titulluar "E paepura", me redaktimin e të cilit, u mor shkrimtarja e njohur, Diana Çuli.
Në këtë vëllim, poezitë janë të natyrave të ndryshme si lirika dashurie, trajtim fenomenesh filozofike, aktuale, të cilat kanë një emërues të përbashkët, ndjenjën e fortë dhe fuqinë shprehëse dhe emocionale të poetes.
Ira, aktualisht, po shkruan një roman me ngjarje aktuale dhe autobiografike, gjë që vërteton edhe një herë, talentin e saj jo vetëm në poezi, por edhe në prozë.