Kristjan Gazulli
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Kristjan Gazulli u lind me 17 maj 1994 në Shkodër. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kryu në qytetin e Shkodrës, ku më pas ndoqi dhe studimet universitare në degën Infermieri e Pëgjithshme. Në vitin 2012 botoi librin e tij të parë "Ikje në kthim", një novelë që në qendër të saj mbart dramat familjare, që ndonjëherë shtyjnë njerëzit të ndërmarrin veprime me pasoja fatale. Në vitin 2015 mori pjesë në konkursin "Born in the 90's" me esenë "Ai, Unë dhe Ajo që do të vijë". Nga viti 2017 e deri më sot jeton në Berlin të Gjermanisë. Gjatë viteve ka shkruar mjaft proza dhe pjesë poetike. Në vitin 2022 botoi librin e tij të dytë "Në ujëra të mbytur", një roman i zhanrit mister dhe thriller, botuar nga shtëpia botuese Uegen.