Në ujëra të mbytur
600 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Roman |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Uegen |
Data e botimit | 17 Nëntor 2022 |
Gjuha | Shqip |
ISBN | 978-9928-03-584-4 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Anton dhe Enkeleda Kolënikaj gëzojnë një jetë të lumtur bashkëshortore. Ai, një biznesmen i suksesshëm, ndërsa ajo, një mësuese gjimnazi. Jeta e tyre ndryshon ditën kur vogëlushja e tyre 5 vjeçare, Neli, zhduket pa lënë asnjë gjurmë, ditën e ditëlindjes së saj. Ajo po luante në oborrin e restorantit, ku po zhvillohej festa. Atë nuk e pa më askush. Atë e rrëmbyen. U gjet vetëm kukulla e saj Barbi, duke pluskuar mbi ujin e pishinës.
Për policinë ky është rasti klishè i rrëmbimit të një fëmije. Për mediat sociale ky është lajmi i ditës. Për prindërit e gjorë ky është një makth i vërtetë. Makthi shtohet kur babai i vogëlushes, Anton Kolënikaj, merr mesazhe anonime në celular nga dikush që pretendon që është Rita, motra e tij binjake. Por Rita ka 30 vite që ka vdekur! Ajo u mbyt në ujë kur ishte 5 vjeçe. Antoni e di shumë mirë këtë. Ai ishte aty kur ajo u mbyt. Por ajo i dërgon tani atij mesazhe, duke i thënë që nuk ka vdekur siç të gjithë mendonin dhe ajo ka rrëmbyer Nelin, vajzën e tij. Të jetë e vërtetë që Rita është gjallë? Nëse po, çfarë është bërë me jetën e saj gjatë këtyre viteve? Përse ka vendosur të shfaqet tani? Çfarë ka ajo ndërmend të bëjë me vogëlushen? Apo mos ndoshta fshihet diçka tjetër pas kësaj? Çfarë ndodhi para 30 vitesh, ditën kur Rita u mbyt në ujë?
Mes të tashmes dhe të shkuarës, mes netëve pa gjumë dhe ujërave të mbytur, Antoni duhet të zbulojë të vërtetën.
Një roman triller që të shteron deri në frymën e fundit, në të cilin asgjë dhe askush nuk është ashtu siç duket. Një marrëdhënie e ndërlikuar motër-vëlla. Një libër ku shtampohen krime, mostra e fshehur brenda njeriut, dhuna ndaj fëmijëve, abuzime seksuale, çmenduria që kalon limitet e ekzistencës njerëzore.
Shpërndaje në: