Alketa Dervishaj
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
SHËNIME PËR AUTOREN
Alketa Dervishaj lindi më 19 mars 1980 në Mallakastër ku dhe mori mësimet e para. Më pas vazhdoi gjimnazin e përgjithshëm në shkollën "Dervish Hekali" Ballsh. Në vitin 2006 mbaroi studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Uni-versitetin "Eq¬rem Çabej", Gjirokastër.
Pasi mbaroi studimet e larta, filloi punë si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Tiranë.
Është njohëse e dy gjuhëve të huaja anglisht dhe italisht. Njihet si korrektore, redaktore, ilustratore e librave të saj dhe jo vetëm. Ka punuar si reda¬
aktore në Shtëpinë Botuese “ASD” në Tiranë. Gjithashtu autore tekstesh për fëmijë dhe të rritur të muzikës së lehtë dhe popullore. Po ashtu njihet si bashkpuntore e revistave për fëmijë "Ylberi PLUS" Tetovë dhe "Pionieri" Prishtinë. Një tjetër pasion i saj është piktura. Momentalisht jeton dhe punon në Tiranë, administron një biznes privat.
Alketa Dervishaj, është autore e letërsisë për fëmijë dhe për të rritur. Veprat e saj janë:
"Princesha Kaltërinë", përrallë, 2007 Tiranë;
"Mbrentëria e trëndafilave", përralla, 2009 Tiranë;
"Çadrat fluturuese", përralla 2010 Tiranë;
"Dedikuar ty", poezi, 2013 Tiranë;
“Cirku i yjeve”, përralla, 2012 Tiranë;
"Dy mbretëri", përralla 2014 Tiranë;
"A", poezi 2015 Tiranë;
"Kërkuesi i thesareve", përrallë 2015 Tiranë. "E pastreha e dashurisë", poezi 2016 Tiranë.
"Përralla" përmbledhje e vëllimeve me përralla, Prishtinë 2017.
"Poezi" përmbledhje e vëllimeve me poezi, Prishtinë 2017.
"Alketa në dy pamje" analizë e veprave letrare, Prishtinë 2017.
Në vitin 2015, Shoqata e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, i jep "Çertifikatë Mirënjohje" për kontributin në letërsinë artistike për fëmijë e të rinj.
Alketa Dervishaj është fituese e konkurseve letrare, në Ministrinë e Kulturës Maqedoni, për botimin e tre librave me përralla:
"Çadrat fluturuese"
"Dy mbretëri"
"Mbretëria e Trëndafilave".