Aristotel Spiro
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Aristotel Spiro ka lindur më 1963. Mbaroi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik «Aleksandër Xhuvani» të Elbasanit (sot Universitet) (1982-1986). Menjëherë pas diplomimit filloi punën si pedagog në të njëjtin fakultet (1986-1992). Njëkohësisht u atashua si aspirant pranë katedrës së gjuhës shqipe të Fakultetit Histori dhe Filologji të Universitetit të Tiranës (1987-1990). Në Universitetin e Athinës hartoi dhe mbrojti me sukses doktoratën «Të folmet greke të krahinës së Delvinës dhe Sarandës», me bursë të Fondacionit «Onassis» (2000). Më 2008-2016 punoi si koordinator në degën e gjuhës greke në Universitetin e Tiranës. Është themelues i Lidhjes Filologjike Shqiptaro-Greke (1999) dhe kryeredaktor i revistës «Albanohellenica». Është autor i monografisë «Nyjat në gjuhën shqipe» (2021), një studim kompleks diakronik dhe sinkronik, ku ofrohen zgjidhje që prekin gjithë sistemin morfologjik të shqipes.
Përveç veprimtarisë shkencore, ka spikatur edhe si poet. Ai shkruan në shqip dhe në greqisht. Poezi të tij janë përfshirë në antologji të ndryshme. Ka botuar librat poetikë «Në festën erotike» (Athinë: Alcaeus, 2001), «Дневник от каменната епоха» («Ditar i epokës së gurit») përkthyer në bullgarisht nga Tonka Georgieva - poezi, Athinë: Alcaeus, 2008) dhe The «Quest for Goodness» (poezi në anglisht përkthyer nga Arben Latifi),