ELI LAPAJ
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Eli Lapaj u lind dhe u rrit në Vlorë, Shqipëri, ku nga një moshë e herëshme zbuloi një pasion të thelle për të lexuar dhe shkruajtur poezi dhe histori të shkurtëra. Pasioni për të zbuluar botë të reja nëpërmjet librave e ndoqi përgjatë studimeve për Infermieri, zhvendosjes në Itali, martesës dhe rritjen e tre djemëve të saj.
Për vite me radhe, dëshironte të shkruante sërisht historitë e saj, dhe në 2020, gjatë izolimit prej Covid-19, më në fund pati mundësinë të shkruante librin e saj të parë, “Medalionët e Gjakut”. Historia dukej sikur po shkruante veten dhe shumë shpejt Eli e kuptoi që universi që kishte krijuar ishte shumë i pasur për një libër të vetëm, dhe kështu lindi Triologjia e Trashëgimisë së Danarave.