Flogerta Krypi
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Flogerta Krypi ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet, Abdulla Keta në Tiranë. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme letrare për poezinë, ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ndër ta, në konkursin kombëtar P.E.N.A fitoi çmimin e parë me poezinë “Në funeralin tim” .
Në vitin 2014 ajo u paraqit para lexuesit shqiptar me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”.
Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.
Më 14 nëntor 2018 me librin me novela "Gjithçka rreth asgjësë" fitoi Çmimi e Inkurajimit nga Shoqata e Botuesëve në Panairin Kombëtar Shqiptar me motivacionin “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores”.
Në vitin 2020 libri "Këmbënyjëtuarit" u shpall fitues në projektin e Bashkimit Europian "Reading Balkans". Ai u përzgjodh nga shtëpia botuese Udruga Kurs në Split, Kroaci mes 101 aplikimesh.
Në maj të vitit 2022 ajo u shpall fituese e fondit të QKLL nga Ministria e Kulturës në Shqipëri me romanin "28 rrahje zemre të përkryera matematikore" me motivacionin "Për konceptim strukturor modern të rrëfimit, të shprehur me ndjeshmëri të lartë artistike dhe ligjërim të pasur figurativ".