Këmbënyjëtuarit
700 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Novelë |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Argeta Lmg |
Data e botimit | 11 Janar 2020 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 124 |
ISBN | 9789928303417 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Këmbënyjëtuarit, është pasuesi i librit Gjithçka rreth asgjësë. Të dy librat janë një cikël novelash që fillojnë dhe përfundojnë me personazhin F.K ku katër herë shfaqet si grua, dhe një herë si burrë.
Janë dy libra që i qëndrojnë besnikë realitetit e në të njëjtën kohë përhumben në një humnerë të errët njerëzore.
Ekzistojnë disa pyetje themelore që nuk i bën askush e kjo na çon drejt shkatërrimit të vetëvetes. Ne lejojmë që sistemi politik, shoqëror dhe ai familjar të na deformojnë karakterin.
Prandaj unë këmbëngul në mënyrë të vazhdueshme që ne duhet të bëjmë pyetjet e duhura dhe të marrim përgjigjet që na çojnë pranë së vërtetës.
Me librin Gjithçka rreth asgjësë, fillova të ngre pikërisht këto pyetje dhe tek Këmbënyjëtuarit të jap përgjigje për ta.
Frymëzimi për të dy librat jeni ju. Të gjithë ju. Me historitë tuaja, trishtimin, errësirën, varfërinë, shtypjen që na është bërë nga realiteti në mënyrë konstante. Është detyra morale e letërsisë të shërbejë si pasqyrë e së vërtetës për sa kohë ajo deformohet fuqishëm nga çdo pushtet.
Janë pesë novela, një për çdo shqisë. Të tilla kanë ardhur në jetën time.
Shpërndaje në: