Germain Droogenbroodt
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
GERMAIN DROOGENBROODT -i ka lindur në Rollegem të Belgjikës. Ai është poet, përkthyes, botues dhe promovues i poezisë moderne ndërkombëtare. Ka përkthyer rreth tridhjetë libra me poezi gjermane, angleze, franceze dhe kastiliane. Shtëpia botuese POINT (POesía INTernational), e themeluar nga ai vetë, ka botuar më shumë se tetëdhjetë libra me poezi nga vende të ndryshme të botës.
Krijimtaria e tij poetike është e shumanshme. Germain Droogenbroodt-i jeton dhe shkruan që nga viti 1987 në Altea, një vend piktoresk dhe artistik përballë bregut mesdhetar të Spanjës. Për shkak të karakterit universal të veprës së tij - poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar në 30 vende - si dhe personalitetit të tij, ai është ftuar shpeshherë në lexime dhe konferenca në shumë vende, si në Austri, Çeki, Sllovaki, Egjipt, Rumani, po edhe në Kore, Kinë, Tajvan, Nepal, Japoni e Meksikë. Po ashtu, është nominuar për çmimin Nobel për letërsinë në vitin 2017.