Iliriana Kurti

ILIRIANA KURTI ka lindur në qytetin e Elbasanit, në Shqipëri. Qysh në fëmijëri ka qenë e apasionuar pas muzikës. Prindërit, Hasan dhe Sherife Kurti, e mbështetën dhe e inkurajuan në çdo hap për të ndjekur prirjet e saj. Ka mbaruar shkollën tetëvjeçare të muzikës “Onufri” në Elbasan për kitare e, më pas, gjimnazin e përgjithshëm “Dhaskal Todri” me rezultate të shkëlqyera. Ka marrë pjesë në disa festivale të këngës për fëmijë në qytetin e lindjes si dhe në një nga aktivitetet më të rëndësishme muzikore, Festivalin Kombëtar në Shkodër dhe është nderuar me çmime. Në vitin 1991 diplomohet në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi. Në 1992 emigron në Itali. Është nënshtetase italiane prej vitit 2009 dhe jeton në Bergamo.
Iliriana Kurti është lexuese e rregullt e letërsisë klasike dhe bashkëkohore si dhe e apasionuar pas Artit të fotografisë. Fotografitë e saj janë botuar në disa gazeta e revista online si dhe në Antologji të ndryshme në Itali. Përmbledhja me imazhet që shoqërojnë poezitë e librit “Kthimi” është vepra e parë në bashkëpunim me motrën e saj, poeten dhe shkrimtaren Irma Kurti.

Nga Iliriana Kurti

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.