Kthimi
300 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
| Kategoria | Poezi |
|---|---|
| Formati | |
| Shtëpia botuese | Ukiyoto Publishing |
| Data e botimit | 16 Shkurt 2026 |
| Gjuha | Shqip |
| Numri i faqeve | 90 |
| ISBN | 978-9377521752 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Çdo varg në botën poetike të Irma Kurtit është një dritare drejt shpirtit, një pasqyrë e ndjesive që shumëkush i ndjen, por pak i artikulojnë me kaq sinqeritet e mjeshtri poetike. Irma Kurti gërsheton kujtimet, mallin dhe zhgënjimet me pasionin për poezinë, duke bërë që edhe humbjet më të thella të shndërrohen në dritë dhe melankoli, të shndërrohen në bukuri artistike.
Tek poetja Irma Kurti humbja e njerëzve të dashur, mungesa e miqësive të sinqerta, bëhen vargje që dridhen nga nostalgjia, por kurrë pa shpresë. Natyra, në çdo imazh të saj, bëhet bashkëbiseduesi i heshtur dhe strehimi shpirtëror. Është harmonizim i dhimbjes dhe bukurisë, që e bën poezinë e saj të gjallë, të prekshme dhe universale.
Vargjet e Irma Kurtit janë të thjeshta, por të fuqishme; ritmi i tyre është frymëmarrja e shpirtit, dhe figurat artistike, të përzgjedhura, imazhe dhe portrete që flasin më shumë se çdo fjalë. Poetja Irma Kurti na tregon se edhe në botën e ftohtë dhe të larguar nga emocionet, ekziston një vend ku ndjenja, kujtesa dhe pasioni për artin mund të bashkohen në harmoni.
Teuta Sadiku
Kritike letrare dhe poete
Shpërndaje në: