Sulejman Mato
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës me 1 mars1941. Mbaroi Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhë-letërsisë shqipe në vitin 1964. Në periudhën 1965-1967 punoi si mësues i letërsisë në disa shkolla të qytetit të Beratit. Më vonë, (1967-1973), punoi si redaktor i revistës nëntori, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në periudhën 1973-1976 ishte libretist në Teatrin Popullor. Në periudhën 1976-1985 punoi si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme Josif Pashko. Më vonë iu rikthye profesionit të libretistit në Teatrin e Operës e Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri në vitin 1991. Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Tregtimit të Librit Arsimor (1973-1974). Kryeradaktor i gazetës Tirana Bashkiake, në Bashkinë e Tiranës (1997-2001)