Thomaidha Tanuçi
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Thomaidha Tanuçi lindi në qytetin e Përmetit. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në qytetin e lindjes, kurse studimet e larta në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", në Elbasan. Krijimet e para poetike i thuri që në shkollën tetë-vjeçare dhe do të vazhdojë edhe në shkollën e mesme, duke bërë që mësuesi i letërsisë, Lliko Nano si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të qytetit, t'i paraqiste tek "Lidhja e Shkrimtarëve", e cila i vlerësoi dhe asaj i akorduan të drejtën e studimit në degën gjuhë-letërsi. Në qytetin e lindjes, ku kthehet të punojë si mësuese, shkruan herë pas here dhe prezantohet me poezi, dhe ndonjë shkrim publicistik për qytetin në gazetën lokale.
Thomaidha deri më tash ka botuar këta libra me poezi:
- “Frymë e ujët hapash të kaltër”, ProkultPres, Prishtinë, 2016
- “Anormale”, Kumanovë, 2020.
Thomaidha jeton në Tiranë, pa harruar qytetin e lindjes Përmetin, që i dha shpirtin e kulluar të Vjosës dhe lartësinë e majave të maleve.