Album albanologjik - historia, gjuha dhe etnokultura shqiptare - Ar(l)bania
10000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Etnokulturë |
---|---|
Formati | |
Data e botimit | 15 Korrik 2022 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 298 |
ISBN | 978-9928-03-438-0 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Ky Album ka si qëllim të parashtrojë fakte historike, gjuhësore dhe etnokulturore të hulumtuara nga studiues të ndryshëm, të cilat vërtetojnë vazhdimësinë e pandërprerë të historisë sonë. Botimi i një Albumi të tillë ka si qëllim që të ndriçojë atë pjesë të historisë sonë më të hershme, e cila deri tani është lënë në harresë. Ai vjen për të ndihmuar në krijimin e një ndërdije tjetër, sepse ‘ndërdija deri më sot për shqipërinë dhe shqiptarët është tmerruese’. Dhe meqënëse, kjo ndërdije, njeriut i është futur në ndërlidhje si ndodhi apo si e thënë, pavarësisht, a qëndron apo nuk qëndron, është krijuar bindja se ajo është e vërteta”. Ky Album aty ku mund të gërvishen e thuhen të pathëna për shqipërinë dhe shqiptarët) duhet t’i tregojë shqiptarëve, përse janë në mesin e Europës dhe jo europian, ku piketa të pakontestueshme vertetojnë në emra toponimesh praninë e tyre qysh në antiktet dhe para saj? Albumi është sjellja në vëmendje të vlerave, fakteve e artefakteve historike, gjuhësore e etnokulturore, si pasuri e asete kombëtare. Album nuk konkurron, as anatemon punën e mëparëshme të Institucioneve Publike ose grupeve apo individëve akademikë, përkundrazi vlerëson, ndihmon dhe shtron kërkesa të reja për ta e për vete për sjelljen e fakteve dhe argumentave në përplotësim të vlerave dhe të atyre që quhen visare të shqiptarëve. Pra, Album gatit, përgatit, zbulon, vë në dukje ato gjëra që qëllimisht janë lënë në hije, ato sende që edhe për pak i mbulon pluhuri i hekurt, ato gërma që mund t’í lexojë kushdo, mjafton të duash vendin, mjafton të mbështetesh në rrënjët e tua. Mos harrojmë, se jo të gjithë rilindasit, si të vëndit dhe të Europës ishin profesorë apo filolologë, historianë e arkeologë, por për ta ishte dashuria për vendin dhe mbështetja te rrënjët që mundën të zgjonin popullin.
Shpërndaje në: