Fisi Hasanbelliu & Xhindoli - ndër familjet bujare shqiptare
10000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Etnokulturë |
---|---|
Formati | |
Data e botimit | 15 Shtator 2022 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 112 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Libri "Fisi Hasanbelliu & Xhindoli - ndër familjet bujare shqiptare" me kontribute të mëdha për Shqipërinë që del dhe paraqitet për lexuesit në formën e një albumi, na rrëfen për vazhdimësinë arbnore të fiseve shqiptare duke dhënë modelin e kërkimit edhe për fiset e tjerë, që shumë syresh e ndërpresin me ardhjen e pushtuesit osman. Sigurisht, arkivat e shkatërruara e djegura, jo vetëm nga pushtuesi shekullor turq e osman, por edhe nga ata të herëpashershëm dyndës si serb, sllav e grekoman kanë bërë punën e tyre në vështirsitë e gjetjes së dokumentave, por sikundër krimi lë gjurmë, edhe gjeneanologjitë e fiseve shqiptare me patjetër mund të gjejnë fije shprese të vazhdimësisë së fiseve të tyre të lidhura me gjakun arbnor përgjat periudhës triumvirat të tyre 1154 – 1479.
Nga 12 principatat arbnore, pavarsisht nga kujdesi i zhdukjes së dokumentave mbi ta, është e pamundur të mos kenë shpëtuar dokumenta edhe brenda për brendave familjeve shqiptare, por sidomos në ato raguziane, apo të Stambollit deri në ato të Vatikanit, Venecias, Spanjës e Romës. Ndaj një album i tillë është njëherësh kërkesë për çdo familje pinjoll të mbetur prej këtyre fiseve fisnike të kohës së mbretërimit arban, dhe më pas del vetvetiu lidhja me popujt ilirë të mesjetës së hershme, dhe akoma më vetvetiu lidhja gjeanologjike me popujt e lashtë ilir që vetvetiu del vazhdimësi me popujt pellazgë apo të quajtur ndryshe popuj hyjnor.
Shpërndaje në: