Kuvendimi mjedisor
1500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Etnokulturë |
---|---|
Formati | |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 164 |
ISBN | 978-9928-238-36-8 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Pellazgët dhe Epirotët, Thesprotët dhe Çamiotët - Njerëzit janë mësuar prej shekujsh me hartat dhe leximin e tyre, sado të larmishme të jenë ato. Harta shtetesh dhe popujsh, harta historike, klimatike, detare apo tokësore, nguliten qysh në bankat e shkollës, në kujtesën e nxënësve, me emrat dhe ngjyrat e tyre dalluese. Më pas, me shtimin e dijenive, njerëzit mësojnë se ka harta të vjetra dhe të reja, në të cilat disa nga emërtimet mungojnë ose janë zëvendësuar me të tjera. Kjo është e njohur dhe e shpjegueshme, si pasojë e zhvillimeve të historisë, kryesisht, të luftrave dhe shpërnguljeve. Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja e vet njerzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetër. Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i botës.
Çamëria bën pjesë në një nga hartat më të dhimbshme të Europës, atë që ka njohur shpërnguljen golgotike, hartë që kërkon kujdes të madh kur flitet për Epir e Epirot dhe për Thesprotë e Çamiotë, jo thjesht për të mos nxitur në këtë botë të shqetësuar acarime të reja, por edhe për ta lënë në heshtje dtth që historinë ta lëmë pa gojë, të tashmen pa prind dhe të ardhmen pa vizion. Çamëria nuk është kurrsesi një fantazmë që ngrihet për të errësuar marrëdhëniet e fqinjësisë midis grekëve dhe shqiptarëve, sepse është një dhimbje që nuk ikën, meqënëse dikush e shpall të paligjshme. Përkundrazi, kur popujt i lehtësojnë ndëgjegjiet e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më fort, dhe rrjedhimisht, duke u kuptuar më mirë, e duan edhe më shume njeri-tjetrin. Një vizion i ri për kufijtë dhe bashkëpunimin midis shteteve çon vetvetiu drejt mirëkuptimit të mëtejshëm midis kombeve. Libri ka frymë çame, ka gjeografinë e saj, ka jehonën e dasmave, ka dhimbje e qëndresë. Libri ka dhe djersë. Naim Frashëri i thotë dallëndyshes mërgimtare: “eni vjen prej Çamërie, me atë gluhë Perëndie”.
Shpërndaje në: