Kush jemi ne shqiptarët?!
2000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Etnokulturë |
---|---|
Formati | |
Data e botimit | 15 Korrik 2020 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 308 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Karakteri, temperamenti dhe mirësia shqiptare është vetë kombi dhe populli shqiptar. Mund të the- mi pa ngurrim dhe të dakortësuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht se ky tipar është thesari më i çmuar i popullit tonë, është energjia e bashkuar më e dukshme identitare e tij, është patenta kom- bëtare e trashëgimisë të së kaluarës, e vlerave më të ndritura të së sotmes dhe garancia më e madhe dhe e sigurt e për sfidat e të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë, është ndihma më e vyer e kombit dhe popullit shqiptar në thesarin e kulturës botërore. Mirësia shqiptare ka qenë objekt studimesh prej shekujsh, nga dijetarë, studiues e shkencëtarë nga trevat shqiptare dhe të huaj. Me këtë rast shprehim vlerësimin tonë më të lartë për të gjithë ato që i ndihmuan studimeve të kësaj çështjeje, pavarësisht nga koha, vendi dhe qasja e tyre shkencore. Të gjithë janë të kujtuar e të respektuar në këtë vështrim e tipar të kombit tonë. Ndaj dhe të gjithëve, iu shprehim nderimet tona më të thella dhe mirënjohjen më të lartë. Bazuar mbi këtë trashëgimì historike ndër shekuj, ky libër synon që të përparojë, zgjerojë dhe thellojë edhe më tej studimet në këtë fushë, në dritën e burimeve të reja, të qasjeve moderne dhe të metodave më të përparuara kërkimore e shkencore.
Shpërndaje në: