Rekomandime dhe masat për lëndët ndotëse të ajrit në Tiranë
1500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Edukim |
---|---|
Formati | |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 196 |
ISBN | 978-9928-238-37-5 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Meqënëse ata janë oksidues të fuqishëm, sulfatet, SO2, NOx, dhe O3 veprojnë si ngacmues, të cilët dëmtojnë indet delikate në sy dhe rrugët e frymëmarrjes. Materialet e imta, që gjënden në ajër (më të vogla se 10 μ) depërtojnë thellë në mushkri dhe janë edhe ngacmues (irritantë) edhe agjentë fibriotikë. Përgjigjet inflamatore të vëna në lëvizje nga këta irritant dobësojnë funksionimin e mushkrive dhe çojnë në probleme kardiovaskulare, ndërsa zemra përpiqet të kompensojë mungesën e oksigjenit, duke pompuar gjithnjë e më tepër. Nëse irritimi është tepër i ashpër, një sasi e madhe lëngu shkon në mushkri nëpërmjet indeve të dëmtuara sa që viktima mund të mbytet. Realisht, nuk është menduar aq sa duhet për përfshirjen e konceptit të rrugëve ekologjike, që janë po aq të domosdoshme sa dhe ndryshimet e bëra deri më tani. Këto rrugë ekologjike ndahen në dy lloje: korsi të veçanta për biçikletat; krijimi i mundësive që trotuaret të jene lehtësisht të përdorueshëm dhe për qytetarët paraplegjik, apo për karrocat e fëmijëve. Ky koncept është gjerësisht i aplikuar pothuajse në çdo qytet evropian, për vetë faktin se përbën në vetvete një ndër faktorët kryesorë në nxitjen e popullatës në mbështetjen e transportit ekologjik brenda në qytet si për shembull atij urban apo të lëvizjes me biçikleta. Në trotuaret e gjerë nuk është parashikuar mbivendosja e këtyre rrugëve ekologjike, domethënë që këto trotuare të kenë zbutës në mënyrë që të jene lehtësisht të përdorueshëm dhe për qytetarët paraplegjik, apo për karrocat e fëmijëve. Investimet e realizuara gjatë periudhës 2001-2006 nga Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Qytetit në hapësirat e gjelbërta kanë konsistuar në: ndërtimin e lulishteve të reja; krijimin e lulishteve apo hapësirave të gjelbërta në mjediset e lira brenda blloqeve të banimit; mbjellje drurësh e shkurresh dekorative përgjatë rrugëve të rikonstruktuara;
Shpërndaje në: