Standardet Arkitekturore të efiçiencës së energjisë në banesat urbane
1500 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Edukim |
---|---|
Formati | |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 156 |
ISBN | 978-9928-238-38-2 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Normat, rregullat dhe kushte të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa” është Kodi ynë Energjetik i Ndërtesave. Në këtë Kod analizohet në tërësi ndërtesa përsa i përket kërkesës për nxehtësi si dhe humbjeve të nxehtësisë prej saj. Për të llogaritur këtë kërkesë në pjesën e parë të Kodit janë dhënë formulat për llogaritjen e saj. Gjithashtu, në këtë Kod është bërë një analizë e hollësishme për përcaktimin e kushteve klimaterike (Gradë-ditëve, temperaturat e jashtme llogaritëse, periudha e ngrohjes sipas qyteteve të Shqipërisë etj.) si dhe temperaturat e brendshme të konfortit sipas qëllimit të përdorimit të ndërtesës. Vlerat e koefiçientit të humbjeve volumore me transmetim nga ndërtesa Gv nuk duhet të kalojë vlerat normative Gvn, të cilat rekomandohen në funksion të zonës klimatike dhe të karakteristikave të ndërtesës, pra: Gv £ Gvn Dik jepen vlerat e koefiçientit normativ të humbjeve volumore me transmetim Gvn
Në Shtojcën A jepen kushtet klimaterike të gjithë zonave të Shqipërisë, duke e ndarë atë në tre zona klimaterike në funksion të Gradë-ditëve, të cilat janë si në vijim:
Zona e I - ku Gradë – ditët janë më pak se 1500.
Zona e II - ku Gradë – ditët janë nga 1501 deri në 2500.
Zona e III - ku Gradë –ditët janë më të larta se 2500.
Shpërndaje në: