Gjeodinamika e basenit të Durrësit
10000 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Edukim |
---|---|
Formati | |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 264 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Ky material monografik synon që mbi bazën e studimeve ekzistuese regjionale dhe të atyre që janë kryer rishtaz në tokë (onshore) dhe det (offshore) të jap modelin strukturor, karakteristikat tektonike e paleogjeografike, si dhe mundsisht diçka mbi potencialin naftëgazmbajtës të depozitimeve që ndërtojnë UPA. Ky hap u ndërmorr për këto arsye: Të japë një teknikë modeluese të integruar dhe të prognozojë kurthet stratigrafik në basenet paramalore dhe antiklinalet rritës për një sërë mjedisesh depozituese nga kontinentale deri në ato të ujrave detare të thella, duke hedhur dritë mbi objektet e mundshme në strukturat e njohura neogenike Povelçe-Seman, Panaja-Frakull, Divjakë–Kryevidh, Durrës-Shkozë, Lushnje-Golem, si dhe në ato që do të zbulohen. Nga ana tjetër, kjo monografi përqas një: Modelim stratigrafiko-sekuencial, duke zhvilluar konceptet e evolucionit të basenit dhe të influencës së ndryshimeve të nivelit të detit. Model tektono - strukturor, duke analizuar historinë e subsidencës e të ngritjes tektonike dhe mekanizmin e formimit të shkëputjeve tektonike, tipin e tyre. Modelim facial, duke prognozuar shpërndarjen faciale dhe arkitekturën e saj nëpërmjet profileve sizmike e të dhënave të puseve të fituar rishtas. Model shtresor të rezervuareve të prognozuar, duke individualizuar hapësirat e sistemeve bashkëshoqërues depozitues dhe më pas duke gjeometrizuar mjediset dhe nën mjediset sedimentues. Vlerësim real të potencialit gaz gjenerues e grumbullues në UPA. Mandej vazhdon me kapitullin analiza stratigrafike sekuenciale (Kap.-V-të), ku jepet modeli sedimentues i kontrolluar nga faktorët klimë, eustazi, paleoekologji, sjellje tektonike etj., që të lejojnë të përmblidhen mendime mbi mjediset e sedimentimit, facien sizmike e atë litologjike, deri në prognozimin e shpërndarjes së trupave kolektoral. Në kapitullin gjeokimik arrihet të jepen konkluzione mbi përmbatjen e lëndës organike, rrugët dhe konditat e migrimit, tipin facial gjenetik dhe shkallën e pjekurisë së lëndës organike..., Është për t’u veçuar, evidentimi i një sërë strukturave perspektive dhe me interes si Seman det, Durrës det, Kryevidh det, Shkozë, Sazan det, struktura e Zgalemit në bllokun 3 – 4 det, Prezë det, Rozen (nën Mlik) e ndonjë tjetër.
Shpërndaje në: