Kopertina e librit Ejani në botën tuaj

Shpërndaje në:

Ejani në botën tuaj

Çmimi:

700 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Për fëmijë
Formati PDF
Shtëpia botuese Dy lindje - Dy perendime
Gjuha Shqip

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

"Ejani në botën tuaj", me këtë titull, në formën e një zgjimi të ëmbël, thirrjeje, dëshiroja t'u drejtohesha fëmijëve tanë, të cilët teknologjia po i mban gjithnjë e më shumë të mbërthyer pas ekranit dhe larg librit. Çfarë dhimbje që largësia ndërmjet tyre dhe natyrshmërisë së tyre, po shtohet dita-ditës.

Ata nuk po e shijojnë më natyrën me magjinë e stinëve të saj, që Zoti ua ka dhuruar aq të bukur e aq të larmishme. Nuk munden të dëgjojnë këngët e zogjve, blegërimat e qingjave nëpër lëndinat pafund,apo të vrapojnë pas xixëllonjave buzë mbrëmjeve të ngrohta.

Fëmijët tanë nuk po e shijojnë dhe as nuk e dinë ç'kënaqësi të dhuron vizita në fshat tek gjyshërit, mbushja e mushkërive me oksigjen,kënga e këndezit herët në mëngjez ,e bilbilit e bulkthave, dhe e gjithë botës së gjallë që frymon jashtë ekraneve,atje,në natyrën e mrekullueshme me plot ngjyra.

Pra, ejani në botën tuaj, aty ku ju do të gjeni përmes vargjesh e pikturash,bukurinë e vërtetë të jetës fëminore.Notimi brenda këtij libri,do ju bëjë ta shijoni atë, dhe të thurni po aq bukur imagjinatën dhe fantazinë rrale të botës tuaj.

Vlerësime

5
0%
4
0%
3
0%
2
0%
1
0%

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

Libra të ngjashëm me "Ejani në botën tuaj"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.