Rudina Çupi

Rudina Çupi lindi më 17 janar 1975 në Durrës. Ka studiuar për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në UT, 1997. Fill pas studimeve ka punuar si redaktore në gazetën “Drita” e në “Radio Tirana 2”. Prej shumë vjetësh bashkëpunon me shtëpitë botuese kryesore, si “Albas”, “Dudaj”, “Botart”, “Ideart”, “Argeta”, “Magjia e librit” për botime, përkthime e redaktime, kryesisht të librave për fëmijë. Aktualisht punon si mësuese e gjuhës shqipe në shkollën ndërkombëtare “Kigs Tirana”.

Rudina Çupi është:
- autore e librave për fëmijë (14): “Pica, pica, vetëm pica”; “Një elefant elegant”, “Një dreçkë me kleçkë”, “Fjalëkuqe”, “Kolovargje”; “Piratë dhe paratë”, “Ana nga Tirana”, “Kakarina”, “Grama-tik-tok”, “Shtëpia e gudulisur”; “Piratë dhe paratë”, “Re-koko-re”, “Dordolëngu”, “Gjyshja me zemrën prej ketri”;
- autore e letrave të lojës “Rroketoke” (1): të parat letra me rrokje në gjuhën shqipe;
- autore e librave me poezi për të rritur (4): “Mos ma kujtoni vdekjen”; “Shkopsitje”;
- e udhëzuesve didaktikë për mësuesin (3) për tre grupet e parashkollorit për paketat “Dosja Hop-hop”; “9 miqtë e mi” dhe “Një hap drejt shkollës”;
-përkthyese dhe përshtatëse e disa serive të librave të huaj për fëmijë (20): “Rikthimet e Shtriganes”, “Përtej mbretërive”, “Odiseja e një autori” dhe “Paralajmërimet e vëllezërve Grim [seria “Vendi i Rrëfenjave” - Chris Colfer]; “Dy herë magji” dhe “Trokit tri herë” [Seria “Magjistarët e dikurshëm” - Cressida Coëell], “Të vegjël, por mendjemprehtë”, “Kush lakmon më shumë”, “Mirë iu bë”, “Uri prej ujku” [seria “Fabulat e Ezopit”]; “Makina e Hekurt”, “Nëndetësja supersonike”, “Avioni i Drejtësisë”, “Këmbëhekuri i Fuqishëm”, “Mirënjohje GAZrore”[seria “Gjetje fantastike” - Angie Lake];“Vajza që humbi buzëqeshjen”, [Miranda Hart]; “Lojëra shkathtësie për fëmijë të zgjuar”, Gareth Moore; “Piter Pan” [seria “Klasikët për fëmijë”], “Shkolla e Mirësisë dhe e Ligësisë”; “Loja e dashurisë dhe e urrejtjes” etj.;
- skenariste e filmave didaktikë me metrazh të shkurtër (2) “Mbretëresha Teutë” dhe “Abetare – bashkëudhëtare”;
- themeluese dhe drejtuese e Ateliesë së Shkrimit Krijues për fëmijë;
- themeluese dhe drejtuese e shtëpisë botuese PUPËZ, kushtuar krijimtarisë për fëmijë.

Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, brenda dhe jashtë vendit (nga Ministria e kulturës/QKLL-ja, nga panaire vendore të librit, si ai i Fierit, i Kamzës etj., apo nga platforma të shitjes së librit, si “Bukunist”, si dhe nga bashkësi poetike dhe ente kulturore (si “Kult Plus”, Prishtinë etj.). Ajo është pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare (si Krokodil Festival, Serbia) dhe është ftuar për aktivitete për komunitetin shqiptar (si në Suedi, Kosovë etj.).
Rudina aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistat “Exlibris”, “Poeteka”, “Mapo”, “Mehr Licht”, në gazetat “Nacional”, “Fenix”, “Shqiptarja.com”, në platforma online si “Peizazhe të fjalës” dhe po ashtu edhe në medien vizive (TV).

Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka dhe parqe me fëmijët shumë shkollave të disa qyteteve në Shqipëri dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarët.

Nga Rudina Çupi

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.