Enxhi Drapi

Enxhi Drapi është diplomuar me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i
Tiranës, ku aktualisht vazhdon studimet e Nivelit të Dytë (Master i Shkencave në Drejtësi në të
Drejtë Publike). Është gazetare dhe pjesë e “Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë”. Krahas poezisë,
në vitin 2020, botoi romanin e saj të parë me titull “Diku ku dielli nuk perëndon”, roman i cili
spikati në trevat Shqiptare dhe jo vetëm. Romani “Diku ku dielli nuk perëndon” mori vëmendjen
e shumë lexuesve, kritikëve dhe mediave. Enxhi është pjesë e shoqërisë civile duke marrë pjesë
në shumë fushata ndërgjegjësimi me objekt luftën kundër dhunës ndaj grave si dhe ka
ndërmarrë nisma për t’i ardhur në ndihmë të varfërve dhe jetimëve në bashkëpunim me OJF të
ndryshme Shqiptare apo edhe nisma individuale. Është aktore dhe e pasionuar pas teatrit dhe
filmit.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.