Kushtet e përdorimit
Lexoni me kujdes këto Kushtet të Përdorimit përpara se të filloni të përdorni Faqen, pasi këto do të zbatohen për përdorimin tuaj në Faqe dhe kanë efektin e kontratës.
Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis:
Ketri sh.p.k.: kompani e regjistruar me NUIS L82420015V dhe me seli ligjore të regjistruar në adresë: Bulevardi "Gjergj Fishta" Nd. 24, H. 3, KP 1023, Tiranë, Shqipëri, (këtu e në vijim referuar si “Libroteka”), dhe
Përdoruesit të faqes: Përdorues i faqes është kushdo që përdor këtë faqe (këtu e në vijim referuar si “Përdoruesi i Faqes”).
Terminologjia
Kushtet e Përdorimit | Është një dokument i cili ka fuqinë e kontratës midis palëve. |
Libroteka | Është kompania Ketri sh.p.k., kompani e regjistruar me NUIS L82420015V dhe me seli ligjore të regjistruar në adresë: Bulevardi "Gjergj Fishta" Nd. 24, H. 3, KP 1023, Tiranë, Shqipëri. |
Përdorues i Faqes Përdorues |
Është çdo Përdorues i Faqes, i cili viziton Faqen e Librotekës, krijon një llogari, lë kontribute, shet ose blen libra dhe revista. |
Shitës | Është ai Përdorues i Faqes, në cilësinë e shitësit të Produkteve në Faqen e Librotekës. |
Blerës | Është ai Përdorues i Faqes, në cilësinë e blerësit të Produkteve në Faqen e Librotekës. |
Palët | Janë Libroteka dhe Përdoruesi i Faqes. |
Libroteka.al Faqja e Librotekës Faqja |
Është faqja e internetit https://libroteka.al. |
Llogari | Është llogaria që Përdoruesi i Faqes hap tek Faqja e Librotekës. |
Fitimet | Janë të ardhurat e realizuara nga shitja e Produkteve. |
Kontribute | Janë komente, shkrime, vlerësime, informacione të tjera të dhëna për librat, revistat, autorët, shtëpitë botuese. |
Produkte | Janë librat dhe revistat të cilat gjenden tek Faqja e Librotekës |
Licencë | E drejta për të përdorur Faqen e Librotekës. |
Duke vizituar çdo shërbim të Librotekës, duke krijuar një Llogari, duke bërë një blerje, duke bërë një shitje, duke postuar një koment ose duke krijuar një profil, ose duke parë, vizituar ose kontribuar në Faqen e Librotekës, ju pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe bini dakort me Kushtet e Përdorimit.
Licencat dhe kufizimet
Libroteka i jep Përdoruesit të Faqes një Licencë të kufizuar, joekskluzive, të revokueshme për të hyrë dhe për të përdorur Faqen e Librotekës.
Licenca nuk përfshin asnjë të drejtë për shkarkimin, riprodhimin, kopjimin apo rishitjen e shërbimeve, përmbajtjes, ose ndonjë pjese tjetër të Librotekës. Nëse kërkohet një e drejtë e tillë, ajo mund të merret vetëm nëse jepet me shkrim nga Libroteka.
Shërbimet
Libroteka ofron përdorimin e Faqes së Librotekës, nga kushdo që respekton dhe bie dakort me këto Kushte të Përdorimit.
Përdoruesi i Faqes mund të kërkojë nëpërmjet email-it info@libroteka.al hapjen e një Llogarie në emrin dhe me adresën e tij të email-it, duke dhënë edhe një dokument identifikimi. Pasi Libroteka e hap Llogarinë, nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet që kryhen në vazhdim në këtë Llogari.
Libroteka gjithashtu mund të publikojë Produkte në emër të Shitësit, me kërkesë të tij.
Libroteka kryen vetëm shërbimin e publikimit sipas të dhënave të dhëna nga Shitësi, pa mbajtur përgjegjësi për materialet e postuara.
Shitësi mund të kërkojë nga Libroteka konvertimin e librit. Nga momenti i pagesës së faturës nga ana e Shitësit, Libroteka detyrohet të kryejë shërbimin e kërkuar brënda një periudhe prej 2 muajsh.
Libroteka nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e Faqes, për shkak të ngjarjeve që nuk janë në dorën e saj, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në të, si edhe për defekte teknike që mund të ketë faqja.
Palët në çdo rast që është në ndryshim me atë që është parashikuar në këtë dokument, mund të bëjnë një marrëveshje të shkruar edhe të firmosur nga të dyja palët.
Përdoruesit
Produktet dhe shërbimet e Librotekës tregtohen dhe drejtohen drejt blerjes nga të rriturit ose me pëlqimin e të rriturve. Individët nën moshën 18 vjeç nuk lejohen të përdorin Faqen e Librotekës pa mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari ligjor.
Libroteka nuk mbledh ose kërkon me vetëdije informacione personale nga fëmijët nën moshën 13 vjeç, gjithashtu nuk lejon me vetëdije këta persona të regjistrohen tek Libroteka ose të postojnë informacione personale në Faqen e Librotekës.
Nëse Libroteka vihet në dijeni se dikush nën moshën 13 vjeç ka publikuar në Faqen e saj ndonjë informacion personal, Libroteka detyrohet ta fshijë atë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.
Fjalëkalimi dhe siguria e Llogarisë
Çdo Përdorues i Faqes që ka një Llogari tek Libroteka është përgjegjës për mbajtjen e fjalëkalimit të Llogarisë së tij të fshehtë dhe të sigurt.
Përdoruesi pranon përgjegjësinë e plotë për të gjitha aktivitetet që ndodhin brënda Llogarisë së tij, pavarësisht nëse janë ose jo të autorizuara nga Përdoruesi i Faqes.
Të drejtat e Librotekës
Libroteka rezervon të drejtën, sipas gjykimit të saj, të fshijë Llogarinë e Përdoruesit të Faqes dhe/ose të mohojë, kufizojë, pezullojë ose ndërpresë aksesin e tij në Faqe ose në një pjesë të saj, për çfarëdo arsye.
Libroteka ka të drejtë të ngarkojë, publikojë, përpunojë apo fshijë Produktet, me kërkesë të Shitësit.
Libroteka ka të drejtë të bëj reklamime, fushata publicitare, shpërndarje dhe postime në rrjete sociale duke përdorur Produktet e tregtuara në Faqen e saj nga Shitësit.
Të drejtat e Përdoruesit të Faqes
Në përputhje me kuadrin ligjor, Përdoruesi i Faqes ka të drejtën e hyrjes në Llogarinë e tij, dhe shikimit, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale.
Shitësi mban të gjitha të drejtat, përfshirë edhe të drejtat e pronësisë, në lidhje me Produktet e tregtuara nga ai.
Shitësi është i lirë të tregtojë Produktet brenda Faqes së Librotekës, sipas dëshirës.
Shitësi është i lirë të promovojë Produktet jashtë Faqes së Librotekës, sipas dëshirës.
Shitësi ka të drejtë të kërkojë tërheqjen e Fitimeve të realizuara nga shitja e Produkteve të tij.
Detyrimet e Librotekës
Libroteka ka detyrimin që në momentin që institucioni financiar konfirmon transferimin e pagesës së Produktit, në llogarinë e saj bankare, të ngarkojë Produktin e kërkuar në Llogarinë e Blerësit, brenda 24 orësh.
Libroteka, kur Shitësi bën kërkesë për tërheqjen e Fitimeve të tij, detyrohet që brënda 30 ditëve të kalojë në llogarinë bankare të Shitësit shumën e kërkuar.
Detyrimet e Përdoruesit të Faqes
Përdoruesi i Faqes i cili regjistron një Llogari në Faqen e Librotekës, është përgjegjës për ruajtjen e kredencialeve të tij. Si dhe mban përgjegjësinë e plotë për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën Llogarinë e tij.
Përdoruesi i Faqes nuk mund të përdor një adresë të rreme e-mail, të hiqet sikur është një person apo subjekt tjetër, ose të keqinformojë nëpërmjet përmbajtjes së Faqes.
Shitësi garanton se ka fuqinë dhe autoritetin e plotë në lidhje me Produktet e tregtuara prej tij, dhe se nuk cenon të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë. Nëse zbulon se ato cënojnë të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë, duhet ti fshijë ato menjëherë në mënyrë që të mos ketë shkelje të mëtejshme.
Përdoruesi i Faqes pranoni t’i përgjigjet çdo pyetje, kërkese apo ankese që mund të vijë në lidhje me pronësinë intelektuale dhe ndjek çështjen deri në zgjidhjen përfundimtare.
Shitësi detyrohet të japë të dhëna të sakta bankare, për efekt të tërheqjes së Fitimeve.
Shitësi pasi ngarkon Produktin, merr përsipër dhënien e informacioneve të sakta lidhur me Produktin.
Shitësi pranon se tregtimi i Produkteve nga ana e tij, përmbush të gjitha kërkesat sipas ligjit nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to”.
Përdoruesi i Faqes nuk mund të ngarkojë, postojë, postojë me e-mail, transmetojë ose bëjë të disponueshme në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë material që cënon çfarëdo të drejtë autori, patentë, markë tregtare, sekret tregtar ose të drejta të tjera pronësie të çdo personi ose subjekti.
Kostot dhe tarifat
Krijimi i Llogarisë është pa pagesë, gjithashtu edhe mirëmbajtja e saj.
Çmimi i Produktit vendoset dhe manaxhohet nga vetë Shitësi.
Shitësi ka të drejtë që në çdo kohë ta nxjerrë Produktin në ofertë dhe ta menaxhojë atë.
Çmimet në këtë Faqe janë objekt ndryshimi, Shitësi ka të drejtë ta ndryshojë çmimin e Produkteve që tregton, në çdo kohë dhe sipas nevojave të tija.
Libroteka nuk ka të drejtë të përcaktojë çmimin e shitjes të Produkteve, përveç në rast marrëveshje me Shitësin.
Libroteka mban komision 30% të vlerës së Produktit në momentin e shitjes së tyre.
Në rast se Shitësi kërkon shërbime shtesë nga Libroteka atëherë atij do i dërgohet një faturë për shërbimet që ka kërkuar. Pasi bëhet pagesa e faturës, atëherë Libroteka detyrohet të kryejë shërbimet e kërkuara.
Në rast se Blerësi kërkon kthimin mbrapsht të vlerës së Produktit, Libroteka detyrohet të vlerësojë kërkesën, dhe në bazë të vlerësimit, ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë kërkesën.
Pagesat
Përdoruesi i Faqes në momentin që bën një blerje, konfirmon dhe pranon kryerjen e pagesës online nëpërmjet mënyrës së përzgjedhur nga Libroteka, si dhe autorizon kështu institucionin financiar përkatës që të transferojë në llogari të Librotekës, pagesën për të cilën ka rënë dakord për blerjen e Produktit të kërkuar.
Përdoruesi i Faqes pranon dhe garanton me përgjegjësi të plotë ligjore që ka të gjithë të drejtat e duhura për të autorizuar pagesën online, dhe se nuk do të përdorë këtë shërbim për qëllime të kundra ligjshme.
Nëse Përdoruesi i Faqes beson se dikush ka kryer një pagesë të paautorizuar me kartën e tij të Debitit/Kreditit pa miratimin e tij, ai duhet të kontaktojë menjëherë bankën me të cilën ka marrëveshje.
Libroteka nuk mban asnjë përgjegjësi për gabimet apo shkëputjet e shërbimit që vijnë nga palë të treta, duke përfshirë edhe ndërprerjet, humbjet, gabimet, mosfunksionim apo vonesat që lidhen me to.
Libroteka nuk mban përgjegjësi nëse shuma e tërhequr nga Llogaria e Përdoruesit të Faqes mund të tejkalojë shumën që shfaqet në faturat apo Faqen e Librotekës, si rezultat i aplikimit të komisioneve bankare për përdoruesit e kartave të kreditit, si dhe për kostot e konvertimit të monedhës.
Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Libroteka është e përkushtuar të zbatojë të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё Përdoruesi i Faqes pёrdor pёr tu futur në Llogarinë e tij personale. Përdoruesi i Faqes merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonë të fshehtë. Nëse Përdoruesi i Faqes mendon ose dyshon se Llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, atëherë duhet tё njoftojë menjёherё Librotekën.
Përdoruesi i Faqes ka të drejtë ta përdorë këtë Faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë Faqe është i ndaluar.
Libroteka nuk mban përgjegjësi për publikimin dhe shpërndarjen e të dhënave personale, e cila vjen si pasojë e sulmeve kibernetike, apo për defekte teknike të Faqes.
Pronësia intelektuale
Saktësia e informacionit të dhënë për Produktin është në përgjegjësinë e Shitësit.
Në çdo rast, Libroteka nuk pretendon pronësi, as mban përgjegjësi për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me Produktin. Shitësi ka pronësi dhe përgjegjësi të plotë për të drejtat lidhur me Produktin.
Libroteka në asnjë rast nuk do të modifikojë përmbajtjen dixhitale të Produktit, por nëse sipas mendimit të saj, përmbajtja shkel Kushtet e Përdorimit, Libroteka ka të drejtë të mos e pranojë, ose të heq Produktin nga Faqja e saj, pa i dhënë Shitësit njoftim paraprak.
Nëse Përdoruesi i Faqes konstaton shkelje të të drejtave të autorit, ai duhet të kontaktojë menjëherë Librotekën. Libroteka sapo të marrë njoftimin për dyshimin e shkeljes së të drejtës së autorit, fillon menjëherë shqyrtimin e çështjes.
Trademark (marka)
Faqja e Librotekës dhe e gjithë përmbajtja e saj, dizajni, logo, tekstet, grafikët, ikonat, imazhet, përpilimet e të dhënave dhe software, me përjashtim Produktet, janë pronë e Librotekës.
Çdo përdorim i materialeve në këtë Faqe, apo riprodhim, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi është e ndaluar rreptësisht dhe mbrohet nga ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare të së drejtës së autorit.
Produktet
Libroteka funksionon në cilësinë e një tregu dixhital për Produktet e ofruara nga Shitësit.
Libroteka nuk ka të drejta dhe pronësi për Produktet që gjenden tek Faqja e Librotekës.
Libroteka nuk pretendon pronësi, as mban përgjegjësi për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me Produktin
Libroteka nuk ka kontroll editorial mbi Produktet si edhe nuk është e detyruar të rishikojë Produktet.
Produktet e ofruara për shitje tek Libroteka përmbajnë përshkrime që ofrohen drejtpërdrejt nga botuesi, prodhuesi, zhvilluesi ose shpërndarësi i këtij Produkti. Libroteka nuk përfaqëson ose garanton që përshkrimet e Produkteve janë të sakta ose të plota.
Shitësi pranon se Produktet, përveç shitjes në territorin shqiptar, mund të shiten edhe në çdo shtet tjetër të botës.
Çmimi për një Produkt mund të ndryshojë nga momenti që vendoset në shportë deri në momentin që blerja bëhet në të vërtetë.
Kontributet
Komentet dhe vlerësimet për një Produkt specifik, apo informacionet e dhëna për autorët dhe shtëpitë botuese duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- nuk duhet të cënojnë palët e treta
- nuk duhet të jenë të kundra ligjshme, ngacmuese, kërcënuese, të turpshëm, shpifëse, etj
- duhet të jenë të sakta dhe jo mashtruese
- nuk përbëjnë ndonjë formë “spami”
Libroteka ka të drejtën, por jo detyrimin, të redaktojë Kontributet ose t’i heqë ato kur e shikon të arsyeshme. Në asnjë rast Libroteka nuk mban përgjegjësi për Kontributet e postuara nga Përdoruesit e Faqes.
Nëse Përdoruesi i Faqes poston Kontribute në lidhje me librin, revistat, autorët, shtëpitë botuese, ose paraqet materiale të tjera për publikim në Faqen e Librotekës, atëherë ai i jep Librotekës të gjithë të drejtat që mund të ekzistojnë për këto Kontribute, si dhe heq dorë nga të gjitha të drejtat dhe pretendimet në lidhje me to.
Libroteka ka të drejtë të përdor, riprodhojë, kopjojë, modifikojë, përshtatur, përmirësuar, publikuar, përkthyer, fshirë, shpërndarë, dhe shfaqur Kontributet në të gjithë botën, dhe në çdo lloj forme, media, ose teknologjie.
Përdoruesi i Faqes ndalohet të postojë ose të transmetojë përmes Librotekës çdo material të paligjshëm, të dëmshëm, kërcënues, abuziv, ngacmues, shpifës, vulgar, të turpshëm, seksualisht eksplicit, profan, urrejtjeje, racor, etnik ose çdo material që inkurajon sjelljen që do të përbënte një vepër penale, do të shkaktonte përgjegjësi civile ose do të shkelte ndonjë ligj të zbatueshëm. Libroteka rezervon të drejtën, në diskrecionin e saj, të refuzojë, refuzojë të postojë ose heqë çdo postim ose përmbajtje tjetër të krijuar nga përdoruesi, ose të mohojë, kufizojë, pezullojë ose ndërpresë aksesin në të gjithë ose ndonjë pjesë të Faqes së Librotekës në çdo kohë, për ndonjë arsye ose asnjë arsye, me ose pa njoftim ose shpjegim paraprak dhe pa përgjegjësi.
Njoftimet
Përdoruesi i Faqes pranon njoftimet nga Libroteka në adresën e tij të email-it, si edhe në Llogarinë e tij brenda Faqes.
Përfundimi i përdorimit
Libroteka mund të japë një paralajmërim, të pezullojë përkohësisht ose të përfundojë në mënyrë të prerë të drejtën e Përdoruesit të Faqes, për të përdorur ose hyrë në gjithë ose një pjesë të Faqes së Librotekës, pa njoftim paraprak, për çfarëdo arsye, duke përfshirë midis të tjerash, shkelje nga ana e Përdoruesit të Kushteve të Përdorimit, ose besimit se një përdorim ose hyrje e tillë do të shkelte rregulloret dhe ligjin e zbatueshëm, ose do të ishte e dëmshme për interesat e Librotekës, ose potencialisht do të shkaktonte humbje financiare ose përgjegjësi ligjore ndaj Librotekës ose përdoruesve të tjerë, ose pa asnjë arsye.
Dëmshpërblim
Përdoruesi i Faqes pranon të dëmshpërblejë Librotekën dhe çdo pale të tretë që provon dëmet që i kanë ardhur nga Përdoruesi i Faqes. Ai mbulon kostot, humbjet, dëmet, dhe çdo detyrim tjetër që lindin nga ky Përdorues i Faqes.
Mosmarrëveshje / Jurisdiksioni
Kushtet e Përdorimit janë ndërtuar në pajtueshmëri të plotë me Ligjin nr. 35/2016 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
Kushtet e Përdorimit janë hartuar në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga Gjykata e Rrethit Tiranë.
Lidhje me faqe të treta
Faqja e Librotekës përmban lidhje/referenca të faqeve të palëve të treta. Kur Përdoruesi viziton faqet e internetit të palëve të treta, duhet të vejë re që këto faqe kanë politikat e tyre mbi të dhënat e privatësisë.
Libroteka nuk mban asnjë përgjegjësi ose detyrim në lidhje me faqet e internetit apo aplikacionet të palëve të treta.
Ndryshimet e Kushteve të Përdorimit
Libroteka mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e shërbimeve për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar Faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Për të mbajtur Faqen të përditësuar, Libroteka mund t’i rishikojë këto Kushte Përdorimi në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak.
Në rast ndryshimi të Kushteve të Përdorimit, ato hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen tek Faqja, dhe Përdoruesi i Faqes i pranon ato automatikisht.
Kontaktet
- Email: info@libroteka.al
- Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta" Nd. 24, H. 3, KP 1023, Tiranë, Shqipëri
- Numër telefoni: +355 6740 70444