Politikat e privatësisë
Libroteka, në pronësi të kompanisë Ketri Web (ne), është e përkushtuar për të mbrojtur dhe respektuar privatësinë tuaj. Më poshtë gjeni të shtjelluara praktikat tona në lidhje me të dhënat tuaja personale.
Duke vizituar libroteka.al dhe/ose duke siguruar informacionin tuaj personal për ne, ju po pranoni politikat e privatësisë tonë, hartuar si më poshtë.
Informacioni që mbledhim
Lloji dhe sasia e informacioneve që mbledhim dhe mënyra se si ne i përdorim, varet nga arsyeja pse ju po i siguroni ato. Të dhënat personale përbëjnë atë pjesë të informacionit që mund t’ju lejojë të identifikoheni.
Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhëna të tilla si:
- emri, mbiemri;
- emri i kompanisë;
- ditëlindja, gjinia;
- adresa e banimit;
- adresa e email-it;
- numri i telefonit;
- të dhënat e kompanisë;
- informacion në lidhje me vizitën tuaj në faqe;
- informacione të tjera identifikuese.
Me plotësimin e të dhënave, përdoruesi konfirmon vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë informacionin e kërkuar.
Ne theksojmë se, dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është në dëshirën tuaj për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar, për të vijuar më tej me regjistrimin në platformë , blerjet apo shitjet.
Si e përdorim informacionin
Ne mund ta përdorim informacionin e mbledhur për qëllime të ndryshme si:
- Për të mundësuar regjistrimin tuaj në platformën tonë;
- Për të përmirësuar detyrimet tona ndaj jush;
- Për të komunikuar me ju në lidhje me blerjet apo shitjet tuaja;
- Për t’ju siguruar informacione rreth produkteve ose shërbimeve që ne mendojmë se mund t'ju interesojnë;
- Për të siguruar që përmbajtja nga faqja jonë paraqitet në mënyrën më efektive për ju dhe për kompjuterin, ekranin tuaj;
- Për qëllime biznesi, të tilla si analizimi dhe administrimi i bizneseve tona, hulumtimi i tregut, auditimet, zhvillimi i produkteve të reja, përmirësimi i faqes sonë, marketing, etj..
Ruajtja e të dhënave personale
Të dhënat që mblidhen, përpunohen dhe ruhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Këto veprime kryhen në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", ligjit nr 9918 datë 19.05.2008 "Për Komunikimet Elektronike dhe Postare", si dhe me të gjitha aktet e tjera nënligjore në plotësim.
Të dhënat personale ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre, gjithmonë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Në asnjë moment informacionet personale nuk do të shiten apo transferohen tek partnerët tanë të biznesit pa pëlqimin tuaj paraprak, përveç kur sipas vendimit të gjykatës dhe ligjeve në fuqi, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë.
Ndryshimet në Politikat e Privatësisë
Politikat e Privatësisë mund të ndryshohen apo modifikohen në çdo kohë, kërkuar kjo edhe nga ndryshimet ligjore apo rregulloret përkatëse. Për këtë arsye, ne ju kërkojmë të shikoni herë pas here Politikat e Privatësisë, për të qenë të informuar.
Kontakti
Për çdo pyetje, sqarim apo kërkesë në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave, mund të na drejtoheni në adresën: info@libroteka.al
PËRDITËSUAR MË: 09/12/2021