Rreth nesh

Libroteka është platforma e parë shqiptare që mundëson tregtimin e librave elektronikë (eBooks) në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një qasje të lehtë të librave digjitalë në Shqipëri dhe jashtë territorit të saj ku gjenden mijëra shqiptarë.

Libroteka ofron libra VETËM në format digjital të cilat shiten, blihen, shkarkohen ose lexohen brenda kësaj librarie online. Duke u përshtatur me epokën e digjitalizimit, ne i ofrojmë të gjithë adhuruesve të librave komoditet, cilësi, siguri dhe profesionalizëm.

Përmes regjistrimit në platformë, kushdo ka mundësi të blejë dhe të shesë libra digjitalë, pavarësisht se ku ndodhet. Shtëpitë botuese, shkrimtarët dhe përkthyesit mund të nxjerrin në shitje librat e tyre digjitalë tek Libroteka, ndërsa lexuesit mund të blejnë dhe të eksplorojnë dhjetra libra elektronikë në kohë reale.

Ne, shtyrë nga dëshira për t’u lexuar më shumë libra, menduam të sjellim një mënyrë inovative leximi për librat shqiptarë, dhe një mundësi të re tregu për shitësit e librave. Këta të fundit, mund të publikojnë librat e tyre pa pagesë, duke ju shërbyer edhe edhe si një mundësi e re promovimi. Pavarësisht nëse jeni një autor apo një blerës, ju mjafton vetëm një llogari për të shitur dhe për të blerë libra njëkohësisht.

Krahas tregtimit të librave elektronikë, ne ofrojmë edhe shërbime të digjitalizimit të tyre në formatet si ePUB dhe PDF. Çdo libër digjital i Librotekës, mund të lexohet në pajisje elektronike si kompjuter, laptop, tabletë, smartphone si dhe në pajisjet e posaçme eReader që shërbejnë specifikisht për të lexuar libra në këtë format.

Misioni

Të kontribuojmë në rritjen e leximit të librave në epokën digjitale dhe të bëjmë të mundur që çdo shqip folës kudo në botë, të lexojë shqip.

Vizioni

Të jemi lider të performancës në industrinë e librave digjtalë në gjuhën shqipe.

Vlerat

Ne besojmë se disa nga vlerat që na identifikojnë më së miri janë:

Si të bëheni pjesë e Librotekës?

Kjo është shumë e thjeshtë dhe falas. Pasi të jeni informuar mbi 'Kushtet e përdorimit' dhe 'Politikat e privatësisë', ju mund të regjistroheni në platformë duke plotësuar të dhënat tuaja bazë (emër, mbiemër, fjalëkalim) në fushat përkatëse.

Për më shumë detaje rreth mënyrës se si funksionon platforma apo rreth shërbimeve tona, mund të lexoni 'Pyetje të shpeshta' ose na kontaktoni në info@libroteka.al

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.