Përse të lexoni libra elektronikë?
-
Janë praktikë
Ju mund të shkarkoni dhe të mbani qindra libra elektronikë në një pajisje të vetme qoftë kompjuter, tabletë, smartphone apo e-reader, duke kursyer hapësirën e shtëpisë tuaj.
-
Ruajnë mjedisin
Libri elektronik nuk përdor letër, nuk ka kosto transporti dhe nuk shkakton ndotje. Ai eliminon plotësisht procesin e shtypjes së letrës, duke shpëtuar kështu pemët nga prerja. Përveç prerjes së pemëve, ulet edhe sasia e ndotjes që fabrikat lëshojnë në ajër.
-
Janë të adaptueshëm
Ju mund të ndryshoni madhësinë e shkronjave, dhe stilin e tyre duke i përshtatur ato sipas dëshirës, ose mund të ndryshoni orientimin e ekranit për më shumë komoditet. Këto adaptime varen nga lloji i formatit që ka libri dixhital, dhe janë veçanërisht pozitive për personat që kanë vështirësi në shikim.
-
Mund të blihen menjëherë
Ju mund të blini një libër dixhital gjatë 24 orëve të ditës, çdo ditë të vitit, e shkarkoni direkt, pa shumë procedura dhe mund të filloni të lexoni menjëherë. Kështu, shmangni udhëtimin në dyqan ose pritjen disa ditore nëse e keni rënë dakord që libri t’ju dërgohet me postë.
-
Kanë informacion të kërkueshëm
Mund të kërkoni direkt me fjalë kyçe për të gjetur një pjesë të librit, ose një shprehje që ju pëlqen, në vend që të shfletoni faqet derisa ta gjeni atë.
-
Lëvizin lehtësisht
Ju mund të mbani gjithë bibliotekën tuaj me vete, kudo që shkoni. Librat elektronikë janë Ideale për të udhëtuar dhe nuk ju rëndojnë aspak.
-
Gjenden lehtësisht
Ju mund ta gjeni shumë lehtë librin që kërkoni, duke vendosur titullin e tij, autorin, shtëpinë botuese apo çdo informacion që shërben për gjetjen e tij. Kështu, nuk kemi pse të qëndroni me orë të tëra në librari për të gjetur librin e synuar.
-
Nuk dëmtohen
Pavarësisht se mund të ketë kaluar një kohë e gjatë nga blerja e tyre, librat dixhitalë nuk mund të dëmtohen, ata do të duken gjithmonë të rinj, si çdo dokument tjetër brenda një ekrani.
-
Janë të arritshëm kudo
Ofrojnë mundësi leximi për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë kufijve, të cilët nuk mund të sigurojnë libra në gjuhën shqipe në një mënyrë tjetër.
-
Nuk humbasin
Librat elektronikë mund të ri-shkarkohen nëse humbasin. Pasi i keni shkarkuar, ato të jenë gjithmonë të sigurta madje edhe nëse autori vendos t'i heqë nga tregu.
-
Kushtojnë më pak
Duke qënë se kanë kosto të ulëta prodhimi dhe asnjë kosto transporti, rrjedhimisht librat elektronikë kanë një çmim më të ulët se sa librat e shtypur.
-
Mund të lexohen edhe në errësirë
Për shkak se librat elektronikë lexohen në ekrane me dritë (kompjuter, tabletë, eReader apo smartphone), kjo ju jep mundësinë t'i shfrytëzoni ato në ambiente ku ka pak ose aspak dritë, për sa kohë që pajisja juaj është e karikuar.