A është me pagesë regjistrimi në platformë dhe a ka kosto mirëmbajtjeje?
Regjistrimi në platformë është falas dhe nuk ka asnjë kosto mirëmbajtjeje.
A mund ta përdor llogarinë time për blerje dhe për shitje njëkohësisht?
Po, ju duhet vetëm një llogari, si për të shitur ashtu edhe për të blerë libra.
A mund të blej/shes një libër nëse jam duke e përdorur platformën nga celulari ose tableti?
Po. Ju mund ta përdorni Librotekën nga celulari/tableti juaj në të njëjtën mënyrë siç e përdorni atë nga kompjuteri juaj.
Çfarë është një eBook?
ePUB është një format elektronik i zhvilluar krejtësisht për leximin e librave
apo teksteve digjitale. ePUB është formati më i përshtatshëm dhe më komod për leximin
e librave në pajisje digjitale si eReader, tableta apo smartphone, pasi ju lejon të
ndryshoni madhësinë dhe gjerësinë e tekstit, ndryshe nga formatet e tjera.
Çfarë është ePUB?
ePUB është një format elektronik i zhvilluar krejtësisht për leximin e librave
apo teksteve digjitale. ePUB është formati më i përshtatshëm dhe më komod për
leximin e librave në pajisje digjitale si eReader, tableta apo smartphone,
pasi ju lejon të ndryshoni madhësinë dhe gjerësinë e tekstit, ndryshe nga formatet e tjera.
Shitësi i librit
Jam një autor, si mund të publikoj dhe të shes librin tim në faqen tuaj?
Si fillim ju duhet të krijoni një llogari. Më pas nëpërmjet saj, tek “Dashboard”
klikoni “Librat që shes” dhe në fund “Shto libër”. Pasi të keni plotësuar saktë
të gjitha të dhënat e librit tuaj, dërgojeni atë për aprovim. Pas miratimit nga
stafi ynë, libri juaj do të jetë i publikuar në faqe dhe gati për shitje.
Çfarë kushtesh teknike duhet të përmbushë libri im që të aprovohet në faqe?
Ju duhet të siguroni që libri të ketë formatin e duhur elektronik dhe të
mos jetë i skanuar. Libri gjithashtu duhet të shoqërohet nga një kopertinë
digjitale dhe një përmbledhje rreth tij.
Sa kohë qëndron libri në pritje për aprovim?
Libri do të publikohet në platformë brenda 48 orëve nga koha e ngarkimit.
Në cilat raste mund të më refuzohet libri që dua të publikoj në platformë?
Libri juaj mund të refuzohet në rast se nuk kalon me sukses kontrollin e cilësisë
(nëse ka format elektronik të gabuar, gabime drejtshkrimore ose teksti është i papërfunduar)
ka pasaktësi në dhënien e informacionit nga shitësi, apo thyen kushtet e përdorimit.
Nëse libri juaj rrezikon të refuzohet, ne do ju njoftojmë duke ju parashtruar arsyet përkatëse.
Mund të nxjerr në shitje libra shkollorë?
Patjetër që po. Kufizimet e vetme të librave janë që promovojnë racizëm, pornografi,
përmbajtje të paligjshme, etj. Informacione më të detajuara rreth kësaj teme i gjeni tek Kushtet e Përdorimit.
A do të njoftohem kur të më aprovohet/shitet libri?
Po. Ju do të njoftoheni menjëherë kur libri juaj të jetë publikuar në faqe,
gjithashtu edhe për çdo kopje të shitur. Ju mund të merrni njoftime të tilla
edhe përmes email-it, duke manaxhuar mënyrat e njoftimit tek “Llogaria ime” –> “Dashboard” –> “Manaxho njoftimet”.
Pasi libri ngarkohet në platformë, a keni ju të drejtë të bëni ndryshime mbi të?
Jo, ne nuk bëjmë ndryshime në libër. Nëse libri ka diçka për të cilën nuk
miratohet shitja e tij, ne ju informojmë duke ju shpjeguar arsyet përkatëse.
A ka nevojë për manaxhim të vazhdueshëm pas publikimit të librit?
Jo. Mjafton vetëm publikimi fillestar i librit. Në vazhdim ju mund të ndiqni
njoftimet që vijnë në llogarinë tuaj apo të vendosni oferta sipas dëshirës pa
patur nevojë për asnjë manaxhim shtesë.
A ka kosto publikimi i librit në platformën tuaj?
Nëse libri është në formatin e duhur digjital atëherë nuk ka asnjë kosto.
Në të kundërt e vetmja kosto, është ajo e kthimit të librit nga formati
letër në një nga formatet digjitale nëse kërkohet nga ju.
A mbani përqindje për shitjen e librit?
Po. Ne mbajmë vetëm 30% të fitimit për shitjen e një libri. Falë kësaj platforme,
ju do të shmangni çdo kosto tjetër që mund të kishit nëse do të prodhonit librin tuaj
në shtypshkronjë, apo ta shisnit atë fizikisht. Për më tepër, Libroteka ju ofron
publikim duke ju dhënë mundësinë të shijoni fitimet tuaja me kosto minimale.
Sa kohë qëndron libri në platformë?
Libri qëndron në platformë deri në momentin që ju vendosni ta hiqni atë. Kohëzgjatjen e vendosni ju.
Çfarë madhësie duhet të ketë formati pdf i librit që dua të ngarkoj në faqe?
Madhësia maksimale e lejuar, e librit në format pdf është 100mb. Nëse libri
juaj është mbi 100mb, mund të na kontaktoni për të bërë të mundur publikimin e tij tek Libroteka.
Çfarë është ISBN dhe a më duhet për librin elektronik?
ISBN është një kod dhjetë-shifror i librit elektronik, me qëllim identifikimin
dhe mbrojtjen e tij nga shkeljet e privatësisë. Rregullat e ISBN-së parashohin
që edhe variantet e ndryshme të të njëjtit libër (pdf ose ePUB) mund të pajisen
me ISBN të ndryshme. Për t’u pajisur me ISBN duhet të bëni kërkesë pranë
Agjencisë Kombëtare të ISBN-së. Numri i ISBN-së për librin tuaj elektronik
është i këshillueshëm por jo i domosdoshëm ose i detyrueshëm për ngarkimin
e librit tuaj në platformën tonë.
Unë e kam librin vetëm në format letër, a mund ta bëni ju kthimin në format elektronik?
Po. Ne mund ta kthejmë librin në çdo format që dëshironi ju, por ajo që
sugjerojmë më së shumti është në formatin ePUB. Kthimi i librit në format
digjital bëhet kundrejt pagesës.
A mund të kërkoj që të kryeni ju të gjithë procedurën e publikimit të librit për shitje?
Po, nëse nuk dëshironi ta kryeni ju procedurën, ne mund të marrim përsipër
të gjithë procesin e publikimit të librit tuaj në platformë por kundrejt pagesës.
A mund të lidhim një kontratë paraprakisht?
Po, nëse termat dhe kushtet të vendosura në platformë nuk janë të mjaftueshme
për ju, mund të lidhim një kontratë me shkrim. Për të diskutuar më shumë rreth saj,
mund të na kontaktoni në një nga format tona të kontaktit të vendosura në faqe.
Si mund t’ju njoftoj për shkeljen e të drejtës së autorit?
Nëse besoni se të drejtat tuaja të autorit janë shkelur, apo nëse një shitësi
tjetër po i shkelet e drejta e autorit, ju mund të na njoftoni menjëherë nëpërmjet
numrit të telefonit, email-it apo formës së kontakti, të vendosura në faqe.
Si të vendos një libër në ofertë?
Klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Librat që shes”. Më pas në të djathtë
të librit, klikoni tre pikat dhe më pas “Ndrysho”. Në faqen e re që hapet,
në fund është seksioni “Çmimi me ofertë”. Aty vendosni çmimin me ofertë,
datën e fillimit dhe atë të mbarimit. Në fund klikoni “Ruaj”.
Si të heq një libër nga oferta?
Klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Librat që shes”. Më pas në të djathtë
të librit, klikoni tre pikat dhe më pas “Ndrysho”. Në faqen e re që hapet,
në fund është seksioni “Çmimi me ofertë”. Aty mund të bëni të gjitha veprimet që doni,
përfshirë heqjen e librit nga oferta.
Si të shikoj fitimet e mia?
Pasi të hyni në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Fitimet e mia”.
Si mund t’ju kontaktoj përmes faqes?
Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet numrit të telefonit, email-it apo formës
së kontaktit, të vendosura në fund të faqes.
Blerësi i librit
Në çfarë pajisjesh lexohet libri dhe a kam nevojë për ndonjë program të posaçëm?
Libri mund të lexohet nëpërmjet çdo lloj ekrani, në kompjuter, tabletë, eReader
apo smartphone pa patur nevojë për asnjë program shtesë, përveç lidhjes së pajisjes
me internet, në mënyrë që të bëhet shkarkimi i librit.
Sa kohë kërkon shkarkimi i librit pas blerjes?
Libri do të ngarkohet në llogarinë tuaj, brenda 24 orëve nga momenti që Paypal
konfirmon transferimin e pagesës tuaj në llogarinë tonë. Ndërsa, procesi i shkarkimit
të librit zgjat pak momente në varësi të madhësisë së librit, apo shpejtësisë së internetit tuaj.
Pasi të kem bërë blerjen, a do të jetë gjithmonë i disponueshëm libri?
Pasi të keni bërë blerjen, libri është i juaji dhe është gjithmonë i disponueshëm.
Po nëse autori vendos ta heqë librin nga platforma, çfarë ndodh me librin tim?
Libri i blerë do të vazhdojë të qëndrojë në llogarinë tuaj, pavarësisht se mund të hiqet nga shitja apo të ndryshohet.
A mund t’i printoj librat që kam blerë?
Jo. Nuk mund të bëhet printimi apo asnjë lloj kopjimi i librit, për sa kohë nuk
keni miratim nga autori apo shtëpia botuese. Në të kundërt kemi të bëjmë me
shkelje të së drejtës së autorit, dhe është e dënueshme sipas ligjit.
A blihet një libër me të drejtë kthimi?
Jo. Librat që blihen në këtë platformë nuk blihen me të drejtë kthimi.
A mund të marr me qira një libër?
Jo. Libroteka ofron vetëm shit-blerje librash elektronikë. Asnjë libër nuk jepet hua apo me qira.
A mund të kërkoj një faturë tatimore pas blerjes së librit?
Ne ju pajisim me faturë në çdo rast që ju e kërkoni atë, mjafton që të na
kontaktoni brenda 15 ditësh nga momenti që blerja e librit tuaj është konfirmuar.
Cila është mënyra e pagesës që ofroni?
Ju mund të blini lehtësisht brenda platformës, përmes Paypal. Nëse nuk keni një llogari në Paypal,
mjafton ta shkarkoni aplikacionin në AppStore ose PlayStore, të regjistroheni dhe të lidhni
këtë llogari me të dhënat tuaja bankare. Gjithashtu, mund të regjistroheni online në: www.paypal.com/us/webapps/mpp/account-selection
A është e sigurt pagesa online në platformën tuaj?
Po. Ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë, pasi Paypal i mban të sigurta transaksionet tuaja.
Ne nuk kemi asnjë detaj të të dhënave të kartës, apo llogarisë suaj bankare.
Çfarë ndodh nëse nuk arrij të përfundoj procesin e blerjes?
Nëse për arsye teknike ju nuk arrini të përfundoni procesin e blerjes së një libri,
mund ta filloni atë nga e para. Për sa kohë nuk është kryer blerja, në llogarinë tuaj
bankare nuk ka ndodhur asnjë veprim. Në çdo rast, ju do të njoftoheni nëse blerja
e librit ka përfunduar me sukses apo jo.
A mund të kontaktoj autorin apo personin që ka publikuar librin në platformën tuaj?
Ju mund të kontaktoni autorin përmes Librotekës, vetëm nëse autori pranon të
ketë një formë kontakti me personat e interesuar për librin e tij.
Si të blej një libër?
Hyni në shportë duke klikuar ikonën që gjendet në krah të “Llogaria ime” dhe më pas tek
“Përfundo blerjen” klikoni “CHECKOUT” –> “Buy now”. Më pas vendosni email-in ose numrin e telefonit
dhe plotësoni të dhënat që kërkon PayPal për kryerjen e pagesës dhe klikoni “Pay Now”.
Klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Profili” -> “Faturat”. Në faqen që
do ju hapet, mund të shikoni listën e plotë të të gjithë faturave tuaja.
Llogaria dhe profilie
Si të krijoj një llogari?
Për të krijuar një llogari, klikoni “Llogaria ime” -> “Krijo llogari” -> plotësoni
fushat e kërkuara -> klikoni “Pranoj Kushtet e përdorimit” > “Regjistrohu”.
Më pas do ju duhet të konfirmoni llogarinë tuaj në email-in që ju kemi dërguar.
Si të hyj në llogari?
Klikoni “Llogaria ime” në krye të faqes-> plotësoni email-in dhe fjalëkalimin -> klikoni “Hyr”.
Si të ndryshoj/plotësoj të dhënat e profilit tim?
Klikoni “Llogaria ime” -> “Profili im” -> “Ndrysho profilin”
Pasi keni ndryshuar të dhënat ose plotësuar të dhëna shtesë, në faqen që
u është hapur, në fund klikoni “Ndrysho profilin”.
Si të ndryshoj fjalëkalimin?
Klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Ndrysho fjalëkalimin”. Pasi të
keni ndryshuar të dhënat, zgjidhni “Ndrysho fjalëkalimin”.
Si të gjej fjalëkalimin e humbur?
Klikoni “Llogaria ime” -> “Ke harruar fjalëkalimin?” -> plotësoni email-in -> klikoni “Dërgo”.
Më pas në email ju vjen një link me anë të cilit ju mund të rivendosni fjalëkalimin tuaj.
Si të ngarkoj/ndryshoj foton e profilit?
Shkoni tek “Llogaria ime” -> “Profili im” -> “Ndrysho profilin” -> “Ndrysho foton e profilit”.
Më pas do të ngarkoni foton që dëshironi dhe do të ruani ndyshimet duke klikuar “Ndrysho profilin”.
Klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Manaxho njoftimet”. Në faqen që do ju hapet,
mund të zgjidhni njoftimet që dëshironi të merrni. Në fund klikoni “Ruaj ndryshimet”.
Libra, autorë dhe shtëpi botuese
Si të kërkoj një libër në platformë?
Ju mund të kërkoni një libër duke përdorur fushën e kërkimit në krye të faqes,
ose duke përdorur filtrat që shfaqen kur gjendeni në një kategori të caktuar librash.
Plotësoni kutitë e filtrave sipas dëshirës, dhe më pas klikoni “Apliko”.
Si të rendis librat sipas çmimit?
Shkoni tek “Të gjithë librat” dhe me anë të filtrave mund të kërkoni nëpërmjet
kategorisë së çmimit. Klikoni një apo më shumë kuti, dhe në fund klikoni “Apliko”.
Si të njoftohem për librat në ofertë?
Ju mund të merrni një njoftim sa herë një libër është në ofertë duke manaxhuar
njoftimet tuaja. Klikoni “Llogaria ime” > “Dashboard” > “Manaxho njoftimet” –> “Ruaj ndryshimet”.
Gjithashtu, mund të njoftoheni duke u regjistruar në newsletter përmes email-it tuaj në faqen kryesore.
Si të shoh librat më të fundit që janë publikuar?
Ju mund të shihni të gjithë librat e fundit që janë publikuar në platformë,
duke shkuar në faqen kryesore –> “Librat më të fundit” –> “Shiko më shumë”.
Si të lë përshtypjen time për një libër?
Për të lënë një përshtypje për një libër, duhet të keni hyrë si fillim në llogarinë tuaj.
Më pas zgjidhni librin mbi të cilin dëshironi të lini përshtypjen. Në fund të faqes
gjeni “Ler përshtypjen tënde”. Pasi ta keni plotësuar fushat, klikoni “Posto”.
Si të ndryshoj përshtypjet që kam bërë për një libër?
Shkoni tek libri mbi të cilin keni publikuar një përshtypje, klikoni “Ndrysho”.
Pasi të keni bërë ndryshimet që doni, klikoni sërish mbi “Ndrysho”. Më pas
do të shfaqet një tabelë, e cila konfirmon se përshtypja juaj u përditësua.
Si të shpërndaj një libër?
Pasi të keni zgjedhur se cilin libër dëshironi të shpërndani, klikoni “Shpërndaje në”,
që gjendet poshtë imazhit të librit. Ju mund ta shpërndani librin e zgjedhur në formën
e një postimi në platforma si Facebook dhe LinkedIn apo me një link në WhatsApp apo Email.
Si të shikoj të gjithë librat e një autori në faqe?
Fillimisht duhet të klikoni “Autorët”, që gjendet në fund të faqes. Pasi të hapet
faqja me të gjithë autorët që gjenden në platformë, zgjidhni atë për të cilin interesoheni.
Më pas do të shfaqet një përshkrim i shkurtër për autorin, dhe të gjithë librat e tij, që janë në shitje.
Në rast se jeni duke parë një libër të një autori për të cilin interesoheni
dhe dëshironi t'i shikoni të gjithë librat e tjerë të tij, mjafton të klikoni
mbi emrin e autorit që shfaqet poshtë titullit të librit ku gjendeni.
Si të shikoj të gjithë autorët e Librotekës?
Ju mund të shihni të gjithë autorët që gjenden në platformë, duke shkuar
në fund të faqes e duke zgjedhur kategorinë “Autorët”.
Si të shtoj një autor të ri?
Pasi keni hyrë në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Manaxho autorët” -> “Shto autor”.
Në faqen e re që hapet, plotësoni të dhënat për autorin dhe klikoni “Shto autor”.
Autori i shtuar do të shkojnë për miratim tek stafi jonë. Deri në momentin e miratimit,
ai do të ketë statusin “Pending”, sapo të miratohet, statusi i tij do të jetë “Approved”.
Si të shtoj informacion për një autor ekzistues në faqe?
Pasi keni gjetur autorin të cilin doni të përditësoni, në të djathtë,
krah emrit klikoni ikonën e lapsit për të ndryshuar informacionin. Pasi
të keni bërë ndryshimet që dëshironi, klikoni “Ndrysho autor”. Ndryshimet
do të shkojnë për miratim tek stafi i Librotekës.
Si të shikoj autorët dhe librat e mi të preferuar?
Klikoni “Llogaria ime” -> “Autorët e preferuar” ose “Librat e preferuar”.
Si të shikoj të gjithë librat e një shtëpie botuese?
Klikoni -> “Shtëpitë botuese” në fund të faqes ose zgjidhni shtëpinë botuese
për të cilën jeni të interesuar, duke përdorur kërkimin përmes filtrave tek “Të gjithë librat”.
Si të shtoj një shtëpi të re botuese?
Pasi keni hyrë në llogarinë tuaj, klikoni “Llogaria ime” -> “Dashboard” -> “Manaxho shtëpitë botuese” ->
“Shto shtëpi botuese”. Në faqen e re që hapet, pasi të plotësoni të dhënat për shtëpinë botuese,
klikoni “Shto shtëpinë botuese”.
Shtëpia botuese e shtuar do të shkojë për miratim tek stafi ynë.
Deri në momentin e miratimit, shtëpia botuese gjendet tek “Dashboard” -> “Manaxho autorët’ –> ‘Të papublikuar’
më pas sapo miratohet kalon tek ”Të publikuar”.
Regjistrohu në newsletter
Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.