Shkëlzen Halimi
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
Shkëlzen Halimi (1961) ka mbaruar studimet në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup. Deri më tani ka botuar këto vepra: Ujem dashurie (poezi), Qeshje pa zë (poezi), Beti blu në Bit Pazar (poezi), Rruga kobër (poezi), Lule në shkretëtirë (poezi), Portret pa fytyrë (poezi), Stinë pa emër (poezi), Vdekja është këtupari (poezi), Tingujt e hejbeve të vogla (poezi), Muzeu i pritjes (poezi) Agshol i grisur (tregime), Vdekja e Vincentit (tregime), Mona Liza (tregime), Kthimi (roman), Lulet e mërzisë (dramë), Stacioni (dramë) etj. Poezitë dhe prozat e Sh. Halimit janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë përfshirë në disa antologji, ndërkaq dramat e tij janë inskenuar në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Prizren etj.