Zbuloni e-Readers më të rekomanduar të vitit 2022

Përse ju duhet një e-Reader?

Nëse jeni një entuziast i librit, me siguri nuk ju duhet shumë kohë për të krijuar një bibliotekë sado të vogël në shtëpinë tuaj. Megjithatë, pavarësisht se një koleksion i madh librash mund t'ju bëjë të ndiheni të realizuar, ai zë një hapësirë të konsiderueshme. Kjo është arsyeja përse shumë individë po zgjedhin të përdorin një e-Reader.

Një e-Reader mbi tavolinë

Përmes një e-Reader, ju mund të shkarkoni çdo libër që dëshironi nga komoditeti i shtëpisë tuaj ose kur jeni në lëvizje. Krahas romaneve dhe librave elektronikë non-fiction, ju gjithashtu mund të lexoni revista, artikuj gazetash dhe libra për fëmijë, kudo dhe kurdo. Nëse jeni në kërkim të një e-Reader, në këtë artikull ne kemi përfshirë disa nga pajisjet më të rekomanduara të këtij viti, duke ju ndihmuar të gjeni atë që i përshtatet më shumë nevojave tuaja të leximit.

Amazon Kindle Oasis

Amazon nuk ishte i pari që prodhoi një e-reader, por modelet Kindle ishin padyshim një risi në botën e librit pas vitit 2007. Tashmë Kindle vjen me disa verisone, duke përfshirë Kindle Oasis. Kjo pajisje 7 inç(17cm) ka një ekran prej 300 PPI (pikselë për inç) dhe peshon 188 gramë. Teknologjia inovative e-ink, bën që faqet e tij të duken sikur janë të printuara. Vjen në dy ngjyra, gri dhe gold ndërsa memoria fillon nga 8 deri në 32GB.

Kjo pajisje është rezistente ndaj ujit dhe mund të qëndrojë deri në 30 minuta nën ujë, duke ju lejuar të eksperimentoni në këto situata. Kindle Oasis shquhet gjithashtu për dizajnin e tij të lehtë, ergonomik dhe butona të rehatshëm për kthimin e faqeve. Mund të rregulloni ngjyrat e ekranit nga të ftohta në të ngrohta, për të minimizuar lodhjen apo rëndesën e syve nga ndriçimi i tepërt. Sakaq, drita adaptive në pjesën e përparme të ekranit, ndriçon dhe zbehet automatikisht, në varësi të mjedisit.

Amazon Kindle

Klindle është e-Reader klasik i Amazon që deri tani ka vlerësimet më të mira nga përdoruesit. Ky model ka cilësi të lartë dhe vjen me një ekran pak më të vogël se Kindle Oasis, prej 6 inç (15cm) dhe peshon 161 gramë.

Kindle ka një ekran pa shkëlqim me 167 PPI (pixel për inç), me e-ink duke ju bërë të ndiheni sikur po prekni fletët e vërtetë të një libri. Kindle ju lejon të rregulloni dritën e përparme për lexim të rehatshëm pavarësisht ambientit në të cilit ndodheni. Ndryshe nga tabletët e zakonshëm, bateria e Amazon Kindle zgjat me javë dhe ju mund ta sinkronizoni pajisjen me bluetooth, kufje ose altoparlantë, për të dëgjuar librat me zë përmes Audible. Kjo pajisje vjen në dy ngjyra - gri të hapur dhe të errët dhe një memorie nga 8GB që mban gati 6000 e-books në librarinë tuaj, deri në 32GB për ata të cilët duan hapësirë edhe më të madhe.

Kobo Forma

Kobo Forma është një alternativë e Amazon Kindle, shumë e ngjashme me elementët e brendshëm të saj. Kjo pajisje ka një dizajn ergonomik të lakuar, i përshtatshëm edhe për mëngjerashët, të cilët duan ta përdorin këtë e-Reader me dorën e majtë.

Përmes Kobo Forma, ju mund të lexoni e-Books vertikalisht dhe horizontalisht, pasi orientimi i faqes është tërësisht në dorën tuaj, duke ju ofruar komoditet. Forma është gjithashtu i papërshkueshëm nga uji, kështu që ju mund të lexoni në vaskë ose në pishinë. Ka një ekran 8 inç (20cm) peshon 197 gramë. Ashtu si pajisjet e lartpërmendura, edhe memoria e Kobo Forma nis nga 8GB deri në 32GB.

Amazon Kindle Kids

Nëse jeni duke blerë për fëmijën tuaj, një zgjedhje e mirë është edhe Amazon Kindle Kids Edition. Ka një ekran bardhë e zi 6 inç (15cm), pa shkëlqim dhe vjen me një mbulesë magnetike të qëndrueshme. Mbulesa është e disponueshme në ngjyra të çelura si blu apo rozë dhe printime të ndryshme vizatimore për fëmijët.

Meqenëse është krijuar në mënyrë rigoroze për të lexuar libra, ky version nuk ka lojëra, reklama ose video. Amazon Kindle Kids gjithashtu mund të lidhet me bluetooth dhe kufje për të dëgjuar libra në format audio. Bateria është mjaft e fortë dhe mban për disa javë, ndërsa pajisja në tërësi peshon 131 gramë. Ky model vjen me një hapësirë prej 8GB por mund të zgjerohet deri në 128GB.

ONYX BOOK Poke 3

Poke 3 është pajisja më e fundit që vjen nga Boox, linja e lexuesve elektronikë nga kompania mëmë Onyx. Ky e-reader mbresëlënës ka një ekran me bojë elektronike, pra e-ink, me 300 PPI. Ky model lexuesi, mund të mbahet në xhepin tuaj lehtësisht ndryshe nga Oasis apo Forma të cilët kanë përmasë më të madhe. Kontrasti i lartë, ju lejon të lexoni nën rrezet e diellit, dhe është po aq e lehtë për sytë sa një libër i printuar. Ju gjithashtu mund të lexoni me të, në një dhomë të errët.

Poke 3 ka një ekran 6inç(15cm), dhe është vetëm 0,26 inç (0.66mm) i gjerë. Ai funksionon me një sistem operativ Android, i cili ka më shumë funksione dhe akses në programe të ndryshme leximi. Ky model vjen me një browser të mirëfilltë ku ju mund të kërkoni një shumëllojshëri e-books dhe t'i shkarkoni ato direkt në pajisjen tuaj. Falë ONYX BOOK Poke 3, ju mund të shkarkoni aplikacione leximi të palës së tretë, dhe çdo aplikacion tjetër i suportuar nga Android si Dropbox apo Typemail.

Barnes & Noble NOOK GlowLight Plus

NOOK GlowLight Plus nga Barnes & Noble, ka një ekran 7,8 inç (19.8cmm) me rezolucion të lartë deri në 300 DPI (pika për inç). Me kontrastin që ofron e-ink kombinuar me ndriçimin GlowLight, mund të lexoni në këtë pajiisje pavarësisht se sa dritë ka në ambientin që ju rrethon. Ky e-reader ofron edhe 'night mode' për ata të cilët preferojnë ekrane të errëta, apo me rezolucion minimal. Me GlowLight Plus, ju mund ta rregulloni manualisht ngrohtësinë e ekranit, dhe ta zbehni ose ndriçoni atë sipas dëshirës tuaj.

Hapësira e brendshme fillon nga 1 GB RAM dhe 8 GB memorie. Kur e ndizni për herë të parë, ka rreth 6,9 GB në dispozicion, ndërsa pjesën tjetër e zënë funksionalitetet e sistemit operativ Android. Mund të lidheni në internet për të hyrë në librarinë tuaj dhe gjithashtu të aksesoni përmbajtjen që gjendet në Cloud duke u lidhur me WI-FI. Ndryshe nga pajisjet e tjera të lartpërmendura, NOOK GlowLight Plus nuk ofron audiobooks.

Përmbledhje

Ju keni lirinë të shkarkoni e-books në telefonin ose tabletin tuaj, por e-readers kanë ekrane e-ink kundër shkëlqimit që janë shumë më të lehta për sytë tuaj sesa LCD-të e shndritshëm. Një përfitim tjetër që ofrojnë e-readers, është fakti se nuk ju shpërqëndrojnë, pasi nuk kanë aplikacione të shumta që punojnë në sfond. Ato janë të dedikuara vetëm për lexim.

Sipas përshtypjeve dhe vlerësimeve të audiencës globale, tre janë markat më të preferuara në tregun e e-readers, duke përfshirë Amazon's Kindle, Barnes & Noble's Nook dhe Kobo. Nëse zotëroni një nga këto e-reader dhe po kërkoni të merrni një më të përditësuar, në përgjithësi do të rekomandonim të qëndroni me të njëjtën markë, për të bërë më të lehtë transferimin e të dhënave nga njëra pajisje në tjetrën.

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.