Kujtimet e një mjeku
800 Lekë
Shto librin tek lista e librave të preferuar.
Kategoria | Biografi & Autobiografi |
---|---|
Formati | |
Shtëpia botuese | Botimet ADA |
Data e botimit | 6 Maj 2021 |
Gjuha | Shqip |
Numri i faqeve | 300 |
ISBN | 978992832676-8 |
Pajisjet ku mund të lexohet libri
Përmbledhja
Kur im atë u largua përgjithmonë, boshllëku ishte i paplotësueshëm. Kërkoja të kisha në çdo mënyrë një kontakt me të, me praninë e tij, me imazhin e tij. Duke rrëmuar nëpër gjërat e tij, gjeta disa blloqe me shënime për udhëtimet në Itali, për nënën time, për vizitat e saj në spital, për jetën e tyre të përditshme. E përfshirë në këtë atmosferë dashurie dhe malli, më lindi ideja për t’i mbledhur, duke ia shtuar ato ditarit që tashmë kisha në duar. Do t’i botoja ashtu siç ishin, në vetën e parë. Ky libër më ka bërë shoqëri gjatë muajve të vështirë të izolimit prej pandemisë. Ai u bë ëndrra që më mbante zgjuar dhe të kthjellët. Për orë të tëra e gjeja veten të emocionuar dhe të shkëputur nga realiteti, ndërsa përpiqesha të deshifroja rreshtat e shkruar prej babait, t’i përpunoja dhe të gjeja mënyrën më të mirë për t’ia përçuar lexuesit. Në atë periudhë, me presionin dhe terrorin që ushtronin mbi ne kanalet televizive e mediat italiane, kur gjithçka dukej të kishte dalë jashtë kontrollit, e vetmja gjë që ndieja ishte një farë shqetësimi dhe frike se mund të mos e mbaroja dot këtë projekt. Kujtimet e një mjeku është dëshmia e tim eti. Në këto faqe zbulohen vullneti e këmbëngulja, kuraja e tij për të jetuar jetën dhe për të buzëqeshur, me gjithë vështirësitë e panumërta.
Në çdo faqe, në çdo rresht e fjalë unë kam dëgjuar zërin e tij. Shpresoj ta dëgjoni edhe ju!
Shpërndaje në: