Hasan Kurti
Shto autorin/en tek lista e autorëve të preferuar.
HASAN KURTI lindi në Elbasan. Ai mbeti jetim që kur ishte fëmijë dhe në moshën 7-vjeçare, për shkak të varfërisë ekstreme, largohet nga shtëpia për të shërbyer në një familje. Filloi të mësojë si audodidakt, por ëndrra për t’u arsimuar iu realizua pas çlirimit të Shqipërisë. Fëmijëria e jetuar mes varfërisë dhe sëmundjeve zgjoi tek ai dëshirën për t’u bërë mjek dhe për të ndihmuar më të dobëtit e të pafatët.
Në qershor 1995 transferohet familjarisht në Tiranë. Në 2006 shpërngulet së bashku me të shoqen në Itali, pranë vajzave.
Ishte lexues i apasionuar i letërsisë klasike dhe moderne duke ia transmetuar këtë dëshirë së bijës, poetes dhe shkrimtares Irma Kurti. Pas vdekjes së gruas, Sherife Mezini Kurti, ai i dedikohet dorëshkrimit të jetës dhe kujtimeve të punës si mjek. Mbylli sytë përgjithmonë në 19 prill 2018 në Bergamo të Italisë.
Libra me fragmente nga ditaret e tij janë botuar në gjuhën shqipe, italiane, angleze e franceze në Shqipëri, Kosovë, Itali, Filipine dhe Kamerun.
BOTIME:
• “I ricordi di un medico”, me bashkautore Irma Kurti, Kimerik, Itali, 2020;
• “Kujtimet e një mjeku”, me bashkautore Irma Kurti, ADA,Tiranë, 2021;
• “Fragments from a doctor's diary”, Poetry Planet Book, Filipine, 2022;
• “Prozë poetike dhe aforizma”, Lena Graphic, Prishtinë, 2022;
• “Tra le righe di un diario”, Youcanprint Edizioni, Itali, 2022;
• “Fragments du journal d’un médecin”, Guiguess Editions, Kamerun, 2023;
• “The arrival of a new season”, Poetry Planet Book Publishing House, Filipine, 2024;
• “L'arrivo di una nuova stagione”, Youcanprint Edizioni, Itali, 2024;
• “Ardhja e një stine të re”, Youcanprint Edizioni, 2025;
• “I venti del destino”, botuar Itali, në vitin 2026.
VLERËSIME:
• “I ricordi di un medico” (Kujtimet e një mjeku) u shpall si një nga 200 librat më të bukur në Itali, i përzgjedhur nga rreth 600 vepra në Konkursin Kombëtar Letrar “Tre colori” në Lenola (Latina) në vitin 2021.
• “I ricordi di un medico” nderohet me vendin e tretë në Konkursin Letrar Filippo Maria Tripolone “La lanterna bianca"(Feneri i bardhë) në Messina të Siçilisë, korrik 2022.
• “Fragments from a doctor's diary” u shpall si libri më i mirë në konkursin e organizuar nga Shtëpia Botuese Poetry Planet Book dhe Çmimet Ophir të akredituara nga Departamenti i Arsimit në Filipine në Seksionin e Poezive të shkurtra dhe Citimeve, në 2022.
• “I ricordi di un medico” vlerësohet me çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Universum Academy”, në kategorinë e veprave të botuara, organizuar nga Akademia Ndërkombëtare Universum në Lugano, Zvicër, 2022.
• Hasan Kurti nderohet pas vdekjes me Çmimin Letrar Naji Naaman, 2024, në Liban.