Kopertina e librit I HUAJI

Shpërndaje në:

I HUAJI

Çmimi:

800 Lekë

Shto librin tek lista e librave të preferuar.

Kategoria Roman
Formati
Shtëpia botuese Solution Printing
Data e botimit 16-06-2023
Gjuha Shqip
Numri i faqeve 174
ISBN 9789928471055

Pajisjet ku mund të lexohet libri

Desktop
eReader
Tablet
Windows
IOS
Android

Përmbledhja

Një roman i bazuar në histori të vërtetë.
Kjo histori përcjellë mesazhe të forta siç është ajo e lidhjes me natyrën, miqësitë e vërteta, dashuria platonike dhe sigurisht dashuria për kafshët..
Njihuni me të huajin dhe dashurohuni me personazhet në të cilët mund të gjeni vetveten.

Shpesh herë gjatë jetës ka faza të caktuara të saj në të cilën ndihemi bosh, të zhgënjyer, lënduar nga gjithçka dhe askush njëkohësisht, madje madje ndjehemi të huaj dhe kjo dhemb shumë. I tillë është edhe subjekti rreth të cilit vërtitet romani "I huaji" nga Enrik Voja ku personazhi kryesor Kristjan do kaloj midis shumë peripecive dhe atëherë kur mendon se do gjej lumturinë, merr goditjen më tronditëse të jetës duke na treguar që fati është gjithçka dhe asgjë dhe me një kërcitje gishtash mund të ta kthejë një copëz parajsë në ferr. Fati i tij do të kryqëzohet me atë të disa personazheve të tjerë si Arturi që shihte tek ai pasqyrimin e djalit të vdekur të tij duke ndikuar shumë në të ardhmen e tij dhe menaxhimin e bizneseve të tij pas vdekjes. Një shoqëri e pastër si ajo me Mateon, përfshirje në botën e drogës pa pasur qëllim pasurimin dhe paranë në vetvete, njohja me Leandrën dhe kontribute të mëdha monetare në jetimoren e fëmijëve duke i dhënë diell ditëve të tij dhe fytyrave engjëllore të fëmijëve.Një roman i shkruar me një shqipe të pastër dhe një fjalor të pasur, një pasqyrim i realitetit në një mjedis tipik shqiptar me ndërthurjen mes peizazhit të Semanit dhe pushimeve të bukura verore dhe më pas vendosjen në Vlorë dhe në fund në Itali. Ngjarje të ndërthurura në këtë histori të vërtetë që të mbajnë pezull gjatë gjithë librit duke hulumtuar botën e krimit dhe drogës, dashurinë në të gjitha format e saj, dhimbjen dhe vendimet e gabuara që prindërit veçanërisht baballarët marrin karshi vajzave duke i parë shpesh si send dhe vendosin ata për dashurinë e vajzave edhe kur ajo është e qashtër si kristali duke gëlltitur lotët e vdekjes. Një roman që himnizon shoqërinë e pastër, që definon fatin si përcaktues të gjithçkaje në jetë, dhe ndoshta nuk duhet të presim që jeta të jetë më pak e vështirë për të qenë të lumtur.Por a mundet dikush të jetojë kur fati të rrëzon dhe stë mbetet më as frymë dhe as shpirt? A mund të jetohet gjithmonë si një i huaj? Ju mbetet thjesht ta lexoni dhe zbuloni!

Vlerësime

5
100%
4
0%
3
0%
2
0%
1
0%

Lini përshtypjen tuaj

Ju duhet të bëni log in për të shtuar një përshtypje.

1 përshtypje

Vivi Voja

1 0

Libra të ngjashëm me "I HUAJI"

Regjistrohu në newsletter

Njoftohu me email mbi librat e rinj, ofertat dhe shkrimet e fundit.